Connect with Us

Denoncimi në Fiks Fare/ I vdes motra në Greqi, konsullata zvarrit 10 ditë sjelljen e trupit në Shqipëri

Denoncim

Denoncimi në Fiks Fare/ I vdes motra në Greqi, konsullata zvarrit 10 ditë sjelljen e trupit në Shqipëri

Publikuar

-

Denoncimi në Fiks Fare/ I vdes motra në Greqi, konsullata zvarrit 10 ditë sjelljen e trupit në Shqipëri

I vdes e motra në Selanik, nuk sjellë dot trupin në Shqipëri, pasi konsullata neglizhon me procedurat. Pas ndërhyrjes së Fiksit, problemi zgjidhet brenda 2 orësh edhe pse kishte 10 ditë që zvarritej.

Brenda dy orëve, Fiks Fare zgjidh problemin e z. Andrea Himaj, motra e të cilit kishite ndërruar jetë në Selanik, më datë 18 Maj. Ai nuk kishte mundësi të tërhiqte trupin nga morgu i spitalit, pasi ambasada jonë në Selanik e neglizhonte si procedure. Zoti Himaj për shkak të bllokimit të kufijve kishte nevojë për një leje kalimi në kufi.

Ambasada Greke për të dhënë këtë leje i kërkonte certifikatën e vdekjes, ndërsa spitali nuk e lëshonte atë certifikatë pa qenë vet i pranishëm familjari. Këtyre përplasjeve ju shtua edhe neglizhenca e Konsullatës sonë në Selanik e cila sipas spitalit ishte e vetmja që mund të ndërhynte për dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm. Kjo e fundit pavarësisht së i kishte marrë të gjitha dokumentet e noterizuar dhe të legalizuara që më datë 25 Maj, problemin e zotërisë e zgjidhi vetëm dje, ditën kur Fiks Fare u interesua. Justifikimi ishte se zotëria vetëm dje kishte qenë i qartë në kërkesën e tij, pasi nuk e kishin kuptuar që donte certifikatën e vdekjes.

Andrea Himaj tha për Fiks Fare se motra e tij, që jetonte e vetme në Selanik kishte humbur jetën në një aksident më datë 18 maj. Njoftimin e kishte marr nga inspektori i zonës në Dimal, i cili i kishte thënë që motra e tij ishte përfshirë në një aksident dhe ka ndërruar jetë. Sipas tij njoftimi kishte ardhur nga zv/drejtori i Policisë së Beratit. Pasi mori njoftimin nisi dhe kalvari i dhimbshëm i tij për tërheqjen e trupit të së motrës nga spitali grek dhe sjellja e tij në atdhe.

Ambasada Greke për shkak të pandemisë i kërkonte certifikatën e vdekjes që t’i jepte leje kalimi në kufi, ndërsa spitali i thoshte që duhet ta tërhiqte personalisht. Në këto kushte ai njofton Konsullatën në Selanik dhe vetëm më datë 25 arrin të plotësojë të gjitha dokumnetet e kërkuara nga konsullata për verifikim. Por pavarësisht kësaj akoma nuk kishte marrë një përgjigje ndaj u ankua në Fiks Fare.

Fiks Fare sapo u njoh me problemin i kërkoi zotërisë të fliste edhe njëherë me Ambasadën Greke, Konsullatën Shqiptare dhe spitalin në prani të kameras së Fiksit. Ambasada Greke në Tiranë i përsëriti edhe njëherë kërkesën për të sjellë certifikatën e vdekjes pa të cilën nuk mund të merrte lejen e kalimit. Ndërsa Konsullata Shqiptare në Selanik e cila e kishte lënë disa herë në pritje, pasi dëgjoi edhe njëherë problemin e zotërisë i kërkoi të marrë në telefon edhe njëherë të nesërmen, duke i thënë që duhet sërish kohë për të kontaktuar me spitalin. Zotëria i revoltuar i tha se kjo përgjigje ishte e njëjtë me atë të kaluarën edhe pse kishin kaluar plot 10 ditë.

Gjithashtu ai telefonoi edhe zv drejtorin e Policisë Berat i cili i tha se njoftimin i kishte mbërritur zyrtarisht nga Policia Fier dhe Tirana. Nuk e kishte lexuar. Ai nuk mund t’ja zgjaste më shumë telefonatën, pasi vet ndodhej në Greqi për arsye shëndetësore, por i rekomandoi që lë lidhej me një tjetër punonjës që t’i sillte njoftimin zyrtar me shkrim.

Pas këtyre përpjekjeve nga ana e zotërisë, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan zyrtarisht me Konsullatën Shqiptare në Selanik dhe spitalin “Papa Gjergjiu” në Selanik, ku ndodhet edhe trupi i të ndjerës. Spitali informoi Fiksin se nuk lejohet të japin të dhëna për pacientët dhe këto të dhëna merren vetëm nëpërmjet të Konsullatës Shqiptare.

Në këto kushte Fiksi kontaktoi me Konsullatën Shqiptare në Selanik.Pas interesimit të Fiks fare kjo konsullatë kontaktoi me spitalin dhe i zgjidhi problemin qytetarit, duke i mundësuar tërheqjen e certifikatës së vdekjes së së motrës.Vonesat sipas konsullatës kishin ardhur për shkak të pandemisë,pra procedurat ishin ngadalësuar prej pandemisë./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është një ndër institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort edhe nga faktori ndërkombëtar. SPAK, është parë si shpresa për shqiptarët që më në fund të vijë drejtësia e munguar dhe se korrupsioni në radhër e politikës dhe zyrtarëve të lartë, më në fund do të marrë ndëshkimin e merituar.

Por, SPAK tashmë është përballë provës, për të treguar nëse është vërtetë në lartësinë e pretenduar.

CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar një skandal të përmasave të paimagjinueshme, ky dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të politikës, përfshirë zyrtarë të qeverisë “Rama”.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, ku sasi të mëdha pesticidesh që përdoren në bujqësi, janë sjellë nga Kina në Shqipëri, dhe besohet se tashmë janë konsumuar nga konsumatorët shqiptarë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji. Por, si “mjeshtra” që janë, janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. ( Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Ndërsa një ditë më parë, CNA.al raportoi se ka nisur edhe një kontroll nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në dogana.

Po ashtu, CNA.al, ka mësuar se në këtë rast ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt mes zyrtarësh. Ka pasur “viktima”, ka pasur “prerje kokash”, por jo në kundërshtim, pra për të bllokuar hyrjen e pesticideve në Shqipëri, por për t’i favorizuar ato.

Ka përfshirje të zyrtarëve të lartë, drejtues të lartë të qeverisë shqiptare, doganat, por edhe sistemi i korruptuar i drejtësisë.

Gjithashtu mësohet se ka pasur edhe ndryshime ligjore që mesa duket kanë favorizuar pesticidet kineze, duke iu lehtësuar rrugën në dogana.

Por fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjellë nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian. Dhe megjithëse një akt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligji, pasi në Shqipëri nuk mund të hyjë asnjë pesticide apo plehra kimike nga vende jashtë BE-së, krimi mesa duket ka ndodhur.

Por, tashmë krimi ka ndodhur, dhe SPAK është përballë provës. SPAK tashmë duhet të tregojë nëse ka sy të shohë e veshë të dëgjojë./CNA.al

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Skandali-Pesticide kineze për shqiptarët/ CNA.al sjell të tjera dokumente

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

LEXO TE PLOTE

Denoncim

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

Publikuar

-

Nga

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-vjeçari, i cili është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për arrestimin e Ronaldo Xhorajt nga Fieri, i cili në 4 Qershor është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur për të vjedhur një biçikletë.

Tashmë i riu ndodhet në paraburgim, por babai i tij për emisionin “Stop” thotë se akuza kundër djalit është e padrejtë dhe kërkon lirimin nga burgu.

Më kanë kapur djalin, ma kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në datën 4 Qershor. Unë kam ardhur nga puna dhe fëmijët i kisha në shtëpi. Më thanë që do dilnin një xhiro dhe sa kishin ardhur tek shatërvani e kishin kapur djalin. I kishin thënë kush je, hajde se kemi një sqarim me ty. Pasi kishin çuar djalin në polici, erdhën në shtëpi dhe bënë kontroll.

Nuk kishin mandat nga prokuroria për kontroll por unë i lash. Nuk gjetën gjë. Pastaj më pyetën mua se me çfarë ikja në punë dhe u thash që iki në këmbë dhe nuk kam biçikletë. Djali është 18 vjeç dhe akuzohet se ka shtyrë dy të mitur që të vidhnin biçikleta. Djalin e kisha në Greqi dhe kishte ardhur për të bërë pasaportën dhe kartën e identitetin. Kam shkuar në polici dhe nuk më kanë thënë asgjë. Djali im është i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar me një tjetër“, shprehet Ramiz Xhoraj.

Ndërkohë i mituri që sipas policisë ka dëshmuar kundër Ronaldo Xhorajt, mohon që të ketë thënë një gjë të tillë. “Stop” ka siguruar dëshminë e tij, në të cilën ai thotë se është ngatërruar person dhe Ronaldo është i pafajshëm.

Është ngatërruar person. Unë nuk kam thënë për atë. Ai nuk ka punë fare në këtë mes. Është ngatërruar si person. Është ngatërruar si person Ronaldo Xhoraj. Ronaldo Xhoraj nuk ka faj fare në këtë mes. As nuk ia ka haberin fare. Thjesht, i është ngatërruar emri, mbiemri dhe fytyra“, shprehet i mituri.

Vetë babai i 13-vjeçarit thotë për “Stop” me Ronlado Xhorajt është bërë një ngatërresë. Po ashtu ai thotë se policët kanë refuzuar që të marrin një dëshmi të dytë nga djali i tij i mitur.

Atë ditë, që ka qenë djali im, nuk kam patur dijeni. E kam marr djalin, i kam bërë disa provokime, që të më thotë, se çfarë ka ndodhur. Djali më ka thënë, se ka qenë një person, që e ka dhunuar, e ka goditur, i thoshte: Merre që këtu e çoje  në filan vend dhe i jepte 500 Lekë. Djali është ngatërruar në polici dhe ka thënë gjë tjetër.

Ky djali, që ka futur policia brenda, djali thotë, që nuk është  ky. Madje, e çova atë ditë në polici. Kanë qenë shefat e policisë, u thotë shefave të krimeve, që nuk është ky. Njeri nga ata i thotë: ‘Ore figurë,ndryshe na the në mëngjes dhe ndryshe po na thua në darkë’. Unë i thashë djalit: ‘Mos e merr më qafë tjetrin! Je i sigurt, që është ky?’ Më tha djali që, jo, nuk është ky dhe unë e marr dhe e çoj vetë në polici. Në pasdite nuk e morën në konsideratë dhe i thanë që ke dhënë deklarimin paradite“, është kjo dëshmia e babai të të miturit.

Emisioni “Stop” ka siguruar dhe procesverbalin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, por ky dokument ka shumë pasaktësi, duke filluar që nga emri, mbiemri, mosha dhe të dhënat e tjera. Çështja e 18-vjeçarit është në duart e prokurorisë së Fierit. Gjykata e Fierit ka lënë të riun në burg dhe tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e Ronaldo Xhoraj./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetarët e Fiks Fare u prezantuan në qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që  gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë Demokratike, e lejuan të votonte, edhe pse ishin të bindur që po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së, kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore, por votoi fare lehtë vetëm me ID.

Qendra e votimit të PD-së, Vorë

Fiksi: Si kaluat?

Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?

Fiksi: Jo, nuk kam kam kartë anëtarësie.

Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?

Fiksi:  Jo, kam ardhur nga jashtë.

Komisioneri 1: Banorë ku je?

Fiksi: Në Marikaj.

Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?

Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument.

Komisioneri 1: Jo më s’ka nevojë për dokument, probemi qëndon….

Fiksi:  Ku?

Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarsimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.

Fiksi:  Hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.

Komisioneri 1: Po mo po.

Fiksi:  A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?

Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.

Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.

Vëzhguesja: Vjet, për çfarë ke votuar?

Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.

Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait.

Fiksi: …….

Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim domethënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….

Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.

Komisioneri 1: Firmos pak këtu.

Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.

Fiksi:  Kam shkuar me e kërkuar dhe më kanë thënë është mbyll.

Komisioneri 2: Te kush?

Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.

Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thonë që proçesi u manipulua. A kupto?

Fiksi:  Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po…. Faleminderit kalofshi mirë./ tch

LEXO TE PLOTE