LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të rrojnë me nder në jetë”/ Meta uron fëmijët me vargjet e Naim Frashërit

1 Qershor 2021, 11:06, Aktualitet CNA
“Të rrojnë me nder në jetë”/ Meta uron

Presidenti Ilir Meta, ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e festës së 1 qershorit.

Meta ka zgjedhur vargjet e Naim Frashërit për të përciellë mesazhin e tij, ndërsa shkruan se cdo fëmijë meriton mundësi të barabartë për t?u rritur denjësisht, për t?u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!

Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t?u rritur denjësisht, për t?u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.”

?Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!? ? Naim Frashëri

Lajmet e fundit nga