LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimet e Harxhit me demokratët/ Basha ikën nga selia blu

1 Qershor 2021, 19:23, Politikë CNA
Takimet e Harxhit me demokratët/ Basha ikën nga selia blu

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka zhvilluar sot dy takime në selinë blu, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor.

Për këto takime ka folur vetë Harxhi pak momente më parë. Ajo tregoi në Syri Tv se demokratët e pritën shumë mirë, por theksoi se Lulzim Bashën nuk e gjeti në selinë e PD-së.

Pjesë nga biseda:

Edith Harxhi: Adi, kam qenë sot në Partinë Demokratike, kam zhvilluar dy takime, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor. Jam ndjerë shumë mirë me të dy takimet, por me të rinjtë, kam marrë një energji të jashtëzakonshme.

Adi Krasta: Domethënë ti ke shkuar në seli, aty ku drejton Basha për momentin?

Edith Harxhi: Po, po kam shkuar dhe në fakt? nuk kishte asnjë njeri?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga