LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Mirel Mërtiri i “fshihet” drejtësisë

1 Qershor 2021, 11:18, Politikë CNA
Skandali me inceneratorin e Tiranës/ Mirel Mërtiri i

Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, të cilët fituan mandatin e deputetit të PD në zgjedhjet e 25 prillit, kanë hedhur sërish sot akuza të forta në drejtim të Mirel Mërtirit, në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa tha se Mirel Mërtiri nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore, në lidhje me padinë që ai ka ngritur, duke mos u perballur me drejtesine.

?Ishim në një seancë gjyqësore përballë Mirel Mërtirit të inceneratorit të Tiranës, i cili na ka hedhur në gjyq, si dy përfaqësues të Partisë Demokratike mua dhe z.Belind Këlliçi, për denoncimin publik që ne kemi bërë me fakte dhe prova për aferën e inceneratorit të Tiranës.?-tha Zhupa.

Më tej, ajo theksoi se inceneratori i Tiranës është një aferë korruptive, pasi sikurse e cilësoi ajo, kontrata është bërë që në vitin 2017 dhe sot që ne flasim ende nuk ka një godinë, e cila të kryejë djegien e mbetjeve të qytetit të Tiranës, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë dhe siç paguajnë qytetarët e Tiranës.

?Ne të dy, si përfaqësues të PD, kemi dalë në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të fondeve publike që janë përdorur nga taksat e qytetarëve për t?ia dhënë incineratorit të Tiranës në një kontratë të bërë në vitin 2017 dhe sot që ne flasim ende nuk ka një godinë, e cila të kryejë djegien e mbetjeve të qytetit të Tiranës, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë dhe siç paguajnë qytetarët e Tiranës.

E gjithë kjo padi është bërë që ne të trembemi, që në të tërhiqemi nga beteja përballë atyre që zotërojnë inceneratorin e Tiranës, por edhe zyrtarëve të lartë publik që ua kanë dhënë inceneratorin e Tiranës, por as unë dhe as z.Këlliçi, as partia politike që ne përfaqësojmë nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga beteja për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Do të qëndrojmë përballë. Do të themi të vërtetat gjithë kohës. E kemi çuar këtë çështje për padi edhe në SPAK dhe do të jetë SPAK-u që do ta gjykojë edhe më thellë çështjen e inceneratorit të Tiranës, inceneratorit të Fieri,t por edhe inceneratorin e Elbasanit.?-deklaroi Ina Zhupa.

Sipas Zhupës, çdo ditë bashkia e Tiranës paguan për inceneratorin e Tiranës 650 ton mbetje, pavarësisht punës që bëjnë.

Ne deri më sot kemi paguar 23 milionë euro në kontot e inceneratorit, që nuk ekziston të Tiranës. Çdo vit parashikohet që do të paguajmë 6.8 milionë euro, po për inceneratorin e Tiranës.?.

Gjithashtu ajo paralajmëroi se nuk do të tërhiqet dhe se do të kenë të tjera përballje me Mirel Mërtirin.

?Ne do të qëndrojmë. Sot ishte seanca e dytë. Do të kemi edhe përballje të tjera me z.Mërtiri, i cili na ka hedhur në gjyq, duke gjykuar se ne kemi shpifur. Ndërkohë që ne po themi të vërtetat dhe nuk kemi asgjë personale me z.Mertirin, as nuk e njohim personalisht, as nuk kemi interes personal, por kemi thjesht interesin publik të çështjes së inceneratorëve të Tiranës.?-deklaroi Ina Zhupa.

Lajmet e fundit nga