Connect with Us

Punësimi gjatë pandemisë/ Kasmi: Ka lënë pasoja, turizmi pa staf

Aktualitet

Punësimi gjatë pandemisë/ Kasmi: Ka lënë pasoja, turizmi pa staf

Publikuar

-

Punësimi gjatë pandemisë/ Kasmi: Ka lënë pasoja, turizmi pa staf

Rexhep Kasmi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë, thotë se bizneset e turizmit po ndeshen me mungesë të fuqisë punëtore. Sipas z. Kasmi kjo ka ardhur kryesisht për shkak se nuk u menaxhua siç duhej situata e pandemisë por edhe për shkak se ky sektor ka pasur një rritje të madhe vitet e fundit.

“Ne kemi pasur problem me personelin dhe prurjet e reja cilësore në sektorin e turizmit. Nuk ka persona të kualifikuar. Rritja e turizmit ka qenë me dinamikë më të madhe se sa shkollimi apo formimi i personelit. Ne e dimë se sa shkolla kemi dhe sa nxënës regjistrohen. Ne e dimë se sa është nevoja, pot ë llogarisim dhe fiton që ekziston në të gjithë sektorët, dhe ky personel i turizmit e ka shumë kollaj që të punësohet jashtë. Duhet analizuar dhe krijuar politika për t’i dalë parapritë kësaj mangësie”, deklaron ai.

Rexhep Kasmi tha se si zgjidhe pati propozuar që “e gjithë kjo armatë që ishte papunë në turizëm të paguheshin nga shteti nëse do të ndiqnin një kurs profesional” dhe kjo do të sillte përfitime të gjithanshme, për bizneset e turizmit, vendin dhe vetë punonjësit që do të paguheshin edhe më shumë pas rritjes së kualifikimit. Por propozimi tha z. Kasmi nuk u mor parasysh.

LEXO EDHE:  Basha premtime bizneseve nga Vlora/ “Do reduktoj taksat e larta”

“Do ndihet sivjet më shumë për shkak të pandemisë sepse lëvizjet që u bënë pas pandemisë jo vetëm që ishin të gabuara por nuk ishin të duhurat. Të gjitha subjektet turistike u detyruan që të hiqnin personel nga puna. Nëse një punëtor me gjuhë të huaj nuk gjen punë për disa muaj, ai ikën. Shteti nuk hartoi asnjë politikë për t’i mbajtur këta punëtorë të kualifikuar”, shtoi z. Kasmi.

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë thotë se punonjësit e huaj janë shumë të kualifikuar se sa shqiptarët duke nisur që nga komunikimi por edhe përgatitja që kanë marrë nga edukimi. Ai solli si shembull fakti se çdo kamerier të përshëndet me fjalët “Si je?” ndërsa për t’i uruar mirëseardhjen klientët ka shumë fjalë të tjera që do ta bënin të ndihej mirë.

“Ne këtu jemi mësuar me këtë nivel, por nëse këtë do ta bënte në një lokal në Gjermani, klienti do të kthente kokën pas pasi do ë kujtonte se po flet me dikë tjetër”, përfundoi z. Kasmi./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Melania Trump flet në Kuvendin Republikan për pandeminë dhe protestat

LEXO EDHE:  Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë fundin e fazës së kufizimeve

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfshirja e politikanëve në çështje korrupsioni/ Ambasadorja e SHBA del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja amerikane  në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar rastit të Berishës, ajo shkruan se jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim./CNA.al



LEXO EDHE:  Do të dyfishojë numrin e punonjësve me ngjyrë/ Microsoft nën hetim për diskriminim racor

 

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi me solidaritetin e BE-së me Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë së Covid-19?

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reciprociteti për targat/ Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova e pavarur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e reciprocitetit për çështjen e targave.

Ai është shprehur se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot.

Më tej Basha theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.



“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE