Connect with Us

Palmer: Njohja e ndërsjellë hap rrugën drejt Evropës

Kosova & Rajoni

Palmer: Njohja e ndërsjellë hap rrugën drejt Evropës

Publikuar

-

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer tha të martën në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

Gjatë një konference të përbashkët për media së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Sa i përket qëllimit përfunditar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, tha Palmer.

Në një letër që presidenti amerikan, Joe Biden i dërgoi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, më 19 prill, presidenti amerikan tha se është i vetëdijshëm që për përmbylljen e dialogut kërkon “fleksibilitet dhe kompromise të vështira”.

I pyetur që të komentojë lidhur me kompromiset e mundshme, Palmer tha se u takon palëve që të diskutojnë dhe të vendosin për to.

“Nuk është në dorën e SHBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Dialogu nuk udhëhiqet nga SHBA-ja e BE-ja, por udhëhiqet nga palët. Dialogu lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar teksa procesi ecën përpara”, tha Palmer.

Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Palmer tha se ky asociacion duhet të formohet ashtu siç palët janë marrë vesh.

LEXO EDHE:  Kohë të këqia për demokracinë

Lajçak, në konferencën e përbashkët për media me Palmerin, tha se takimet e zhvilluara në Prishtinë ishin të dobishme dhe tha se qëllimi i kësaj vizite dyditore ishte që të sigurohet që takimi Kurti-Vuçiq të jetë i suksesshëm.

Palmer dhe Lajçak më 31 maj zhvilluan takime me liderët institucionalë dhe politikë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pret që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë, por duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, rregullimin e brendshëm kushtetues dhe shtetëror si dhe funksionalitetin e vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe BE-së për dialogun është “i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”.

Ndërkaq, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kërkuan nga Palmeri një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara në dialogun me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

SHBA-ja, gjatë administratës së Donald Trumpit kishte emëruar Richard Grenellin të dërguar të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Në kuadër të përpjekjeve amerikane për normalizimin e marrëdhënieve, më 4 shtator, 2020, në Shtëpinë e Bardhë u arrit një marrëveshje për normalizimin ekonomik mes dy shteteve. Kjo marrëveshje, veç tjerash, parasheh disa projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, autostrada mes dy shteteve dhe lidhjet hekurudhore./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ 30 raste të reja me Covid 19, asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme,

Situata pandemike në Kosovë duket se është qetësuar. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid 19 dhe asnjë viktimë.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se nga sëmundja janë shëruar edhe 94 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 1.676.

LEXO EDHE:  “Ylli” i muzikës shqiptare dërgohet në spital/ Zbulohen detaje nga gjëndja shëndetësore

LEXO EDHE:  Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid-19 në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orë



Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar pas një përkeqësimi që filloi në muajin gusht. Autoritetet ndërmorrën masa të reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milionë vaksina kundër koronavirusit. Mbi 588.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapet Kutia e Pandorës në Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit  i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.



Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

LEXO EDHE:  “Nuk e njohim Kosovën pa diçka në këmbim”/ Vuçiç kritikon BE: S’na ka ofruar asgjë

LEXO EDHE:  Presidentit Meta në Kosovë/ Vlerson Listën Serbe

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova pret liberalizimin e vizave/ Kurti: BE mbaj fjalën e dhënë!

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Albin Kurti mesazh Avdullah Hotit, paralajmëron arrestime

Kryeminisri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit u shpreh se: “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, dhe se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tanë që vuajtën shumë. Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi”, ka thënë Kurti.



LEXO EDHE:  Kuvendi i Kosovës/ Seancë të jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  Presidentit Meta në Kosovë/ Vlerson Listën Serbe

Kurti ka ftuar edhe 5 vendet e tjera anëtare te Unionit, t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE