LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lutfi Dervishi: Edith Harxhi, sfidante e Bashës, Kadillit dhe Shehajt

1 Qershor 2021, 14:25, Politikë CNA
Lutfi Dervishi: Edith Harxhi, sfidante e Bashës, Kadillit dhe Shehajt

Në 13 qershor Partia Demokratike do të shkojë në zgjeëdhje të brendshme për kryetarin e ri, pas disfatës në zgjedhjet e 25 prillit. Në garë për të marrë drejtimin e partisë opozitare më të madhe janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

Kjo e fundit ka paraqitur platformën e saj për ringritjen e PD-së, ndërsa mbrëmjen e sotme ajo do të jetë e ftuar në emisionin ?Përballë? me Lutfi Dervishin për të diskutuar më shumë për garën dhe se sa shanse ka që të kryesojë.

Dervishi përmes një postimi në rrjetin social shkruan se Edith Harxh do të jetë një sfidante e tre kandidatëve të tjerë meshkuj.

?Edith Harxhi, sfidante e Bashës, Kadillit dhe Shehajt

Edith Harxhi është futur në garën për të drejtuar Partinë Demokratike me kapitalin e vet politik dhe me kapitalin e ?falur? nga kryetari aktual, për shkak të humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

30 vjet më parë Edith Harxhi ishte një studente e grevës së urisë, për përmbysjen e regjimit komunist. 3 dekada më pas ajo thotë se ?Shqipëria ndodhet sërish në një regjim diktatorial?. Në harkun e 30 viteve Harxhi ka kontribuar për Partinë Demokratike duke shërbyer 8 vjet si zëvëndësministre e jashtme e Shqipërisë. Së fundmi ajo është angazhuar edhe në shoqërinë civile si themeluese dhe drejtuese e Qendrës për Politika Shqiptare.

Gjatë këtyre ditëve Harxhi ka zhvilluar takime në bazën e partisë si edhe me strukturat e Partisë Demokratike. Ajo ka paraqitur një platformë politike që kërkon riformatimin e partisë dhe një fillim të ri. Në këtë garë Edith Harxhi nuk ka përballë vetëm kryetarin e PD-së, por edhe dy kandidatë të tjerë: Agron Shehajn, që vjen nga bota e biznesit dhe Fatbardh Kadillin nga strukturat e Partisë Demokratike.

A beson ajo vërtet se ka shanse në këtë garë për të fituar apo lëvizja e saj është për të marrë më shumë vëmendje dhe sigurisht më shumë kapital politik për të ardhmen e saj? Ora 21.35, RTSH1?, shkruan Lutfi Dervishi./CNA.al

Lajmet e fundit nga