Connect with Us

Levandosvki tremb tifozët e Bayernit, jep sinjale largimi

BundesLiga

Levandosvki tremb tifozët e Bayernit, jep sinjale largimi

Publikuar

-

Robert Levandovski i ka shtuar zërat e një largimi të tij të mundshëm nga Bajerni i Mynihut këtë verë, duke pranuar se është mendjehapur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak, i cili këtë sezon theu rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë në Bundesligë, Gerd Myler (1971-1972), duke shënuar një gol më shumë se legjenda (41), vazhdon të përmirësojë çdo vit statistikat e tij, edhe pse është 32 vjeç.

Gjatë një interviste për televizionin francez “Canal +”, numri 9 i rekordmenëve gjermanë tha: “Unë mbetem mendjehapur. Ndihem shumë mirë të Bajerni, qyteti i Mynihut është i shkëlqyer dhe Bajerni është një klub i madh. Jam gjithnjë kurioz për të mësuar një gjuhë të re, një kulturë të re. Por nëse do të jetë në futboll apo pas karrierës time, këtë nuk e di”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Java e shqiptarëve, Laert Paqarada shënon eurogol në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Një tjetër shqiptar është shfaqur protagonist në klubin e tij në Europë, pas asaj kryevepre të Ernest Muçit dje në Poloni. Sot ishte radha e mbrojtësit të Kosovës, Leart Paqarada. Dardani ka mundur të shënojë në ndeshjen e javës së parë të Bundesliga 2, që skuadra e tij St. Pauli po luan ndaj Holstein Kiel dhe po e fiton me shifrat 2-0.

LEXO EDHE:  "Nuk kemi para për të blerë Kai Havertz", Rumenige: Kriza ka përfshirë edhe Bajernin

Anësori mundi të shënojë me një goditje shumë të fortë nga distanca në minutën e 11, duke mos i lënë asnjë shans portierit për të ndalur atë top. Nisje e mbarë për Paqaradën, që gjen golin që në ndeshjen e parë të kampionatit.

LEXO EDHE:  Sherr me leva në Elbasan/ Shoqërohen në polici disa të rinj

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ E turpshme! Të gjithë dalin kundër lojtarit të ri të Bajernit, donte të futej me topin në rrjetë dhe nuk shënon dot

Publikuar

-

Nga

Bajerni i Mynihut është duke u përballur me Ajaksin në një ndeshje miqësore. Ndryshe nga rivali, te ekipi gjerman gjenden vetëm lojtarë të rinjë në pjesën dërrmuese.

Të parët kanë kaluar në avantazh holandezët, por Choupo Mouting barazoi shifrat që pjesa e parë të mbyllej në 1-1.

Shansi i artë ishte për lojtarin e ri, Zirkzee, që Bajerni i Mynihut të përmbyste gjithçka që në 45 minutat e para.

Pasi kaloi portierin e Ajaksit, Zirkzee mendoi që të tallej pak dhe të futej me top brenda në portë. Por në mënyrë të pabesueshme do të gabohej pasi një prej kundërshtarëve bëri ndërhyrjen vendimtare për të dërguar topin në goditje këndi.

LEXO EDHE:  Sherr me leva në Elbasan/ Shoqërohen në polici disa të rinj

LEXO EDHE:  Hera e parë që ndodh, Dordmund-Bayern luhet sot pa tifozë

Menjëherë kanë nisur edhe kritikat e mëdha nga ana e tifozëve të Bajernit që nuk pranojnë sjellje të tilla mendjemadhësie nga Zirkzee as në ndeshje miqësore, duke kërkuar largimin e tij.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ibrahimoviçi shqiptar spikat te Bayerni, talenti 15-vjeçar ftohet nga Nagelsman me ekipin e parë

Publikuar

-

Nga

Një Ibrahimoviç i ri po rritet te Bajerni i Mynihut. Nuk është suedez e as nuk ka lidhje gjaku me Zllatanin, por një talent me prindër shqiptarë dhe gjerman. Trekuartisti 15-vjeçar ka bindur me paraqitjet e tij me moshat e gjigantëve bavarezë, ku sezonin e shkuar, vetëm 14 vjeç, tundi rrjetën 2 herë dhe dhuroi 3 asiste në 9 ndeshje me ekipin U17  .

LEXO EDHE:  Gjermanët i “mbyllin derën” Realit/ Lewandowski nuk lëviz nga Bayern

Arijon Ibrahimoviç shihet si një nga talentet më premtuese që po rrit akademia e Bajernit, prandaj Nagelsman e ka parë të udhës ti dërgojë një ftesë për tu stërvitur me ekipin e parë. Lojtari shqiptar është shfaqur i gëzuar në seancën stërvitore, ku ka arritur edhe të shënojë gol në ndeshjen e zhvilluar.

LEXO TE PLOTE