Connect with Us

Kultivimi i lëndëve narkotike/ Elton Qyno hedh dritë mbi veprimtarinë kriminale në Shqipëri

Aktualitet

Kultivimi i lëndëve narkotike/ Elton Qyno hedh dritë mbi veprimtarinë kriminale në Shqipëri

Publikuar

-

Lëvizjet në Policinë e Shtetit/ Ironizon keq gazetari: Si dita e ndërrimit të brekëve

Gazetari Elton Qyno, ka komentuar kultivimin e lëndës narkotike në vendin tonë.

Në një intervistë për Ora News Qyno shprehet se ka ndryshuar trendi i kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas tij, lënda narkotike tani po kultivohet më shumë në ambiente të mbyllura, pasi kostoja është ulur dhe se forcat e policisë janë në terren janë shtuar

Në fakt është krijuar një operacion i cili është zhvilluar në një territor, që herë pas here është etiketuar si njollë e kuqe në hartën e Shqipërisë, pasi është një territori që pjesa e madhe e banorëve merren me kultivimin e hashashit. Në fakt hetimi ka nisur që në janar të këtij viti dhe është menaxhuar nga prokuroria dhe policia e Krujës, e  më pas nga drejtoria e trafiqeve e lëndëve narkotike. Hetimi është krijuar gati për një periudhë gati 5 mujore, por që është evidentuar dhe është marrë informacion, pikërisht për 16 persona që janë arrestuar por edhe për persona të tjerë që nuk janë arrestuar por që janë nën hetim.

Duhen sqaruar dy momente në të cilën ndodhemi sot, është një periudhë pranvere dhe padyshim që kultivimi i hashashit në dy faza. E para është kultivimi duke mbjellë farat për të rritur fidanin, ndërkohë që faza e dytë është faza e shkuljes së fidanit dhe mbjelljen në ambiente të ndryshme.

Ka fenomene të ndrsyshme, rasti i fundit ishte rasti në qytetin e Durrësit, ku droga ishte mbjellë në katin e 9 të pallatit. Në fakt ky fenomen ka hyrë kohët e fundit, pasi edhe prania e policëve tanë terren ka qenë më e shpesht, në zonëat malore prania e policisë pati filluar të ndihet më shpeshtë.

Nisur nga kjo kultivusit kanë gjetur ambiente, dhe i shfrytëzojnë për kultivimin e lëndëve narkotike. Kostoja është më e ulët brenda ambienteve shtëpiake, ndërsa në terren është kostoja më e madhe, pasi do kesh impenjime duke filluar me gjenaratorin me pompat me krijimin e kushteve për të punuar tokat. Në kushtet shtëpiake, këta persona përdorin dhe vjedhjen e energjisë, përdorin dhe më pak punëtor për kultivimin e lëndës narkotike.

Trendi i kultivimit ka ndryshuar. Në një kohë kur policia dhe gjithë grupet e oficerëve, janë të shpërndarë në territor, pa dyshim që ai i bie lapsit dhe ka më levërdi që ta mbjellë në ambientet e brendshme. Kjo pjesë luftohet me informacion operativ dhe gjithmonë me një informacion duke bashkëpunuar me OSHEE. Në momentin që rritet fatura e energjisë, të krijo dyshimet se diçka po ndodh. Praktikisht kjo është përdorur për herë të parë në Shqipëri, ku një vilë tre katëshe në pronësi të një biznesmeni dhe kjo shtëpi ishte kthyer në laborator të lëndëve narkotike, dhe i vetmi dyshim që çoi në zbardhjen e këtij laboratori ishte fatura e energjisë“, tha Qyno

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ Reagon Ilir Meta

Më tej ai thotë se kultivimi i lëndës narkotike bëhet edhe për të mbushur gropa financiare, duke qenë se edhe çmimi është rritur në krahasim me 3 vite më parë.

Është kthyer edhe si një model për të krijuar çdo lloj mundësie, për të mbushur gropa financiare familjare. Duke nisur që nga shkollimi dhe deri te shëndetësia. Edhe çmimi i hashashit ka ndryshuar, deri para dy ose tre vitesh e gjeje me 300 euro, ndërsa sot e jen me 100-1200 euro kilogramin.

Mega operacioni ka ndodhur ditën e shtunë. Ditën e premte Gjykata e Krujës ka dhënë një dënim prej 73 vite burg  për 10 persona, për kultivim të lëndëve narkotike. Pas dy ditësh Prokuroria merr një aksion dhe arreston 16 persona, mes tyre dy gra he dy minorenë. Janë raste të cilat Kruja herë pas here dhe vit për vit është kthyer në qytetin ku ku kultivohet lënda narkotike, siç është Vlora Tepelena, Dugagjini“, tha Qyno. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  I publikoi videon me armë/ Ardi Veliu, ndjesë publike mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Zbulohet emri i ambasadorit të ri britanik në Tiranë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  Pistoletë në kokë korrierit të drogës/ Zbardhen mesazhet e trafikantëve

LEXO EDHE:  I publikoi videon me armë/ Ardi Veliu, ndjesë publike mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE