LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimet bëhen shifra/ Olsian Çela i zbardh para Komisionit të ligjeve

1 Qershor 2021, 10:51, Politikë CNA
Krimet bëhen shifra/ Olsian Çela i zbardh para Komisionit të

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve ecurinë për vitin 2020.

Sipas Çelës, Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020, ndërsa Dibra me kriminalitetin më të ulët.

?Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2020 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2020 e ka qarku Gjirokastër me 14,03 %, ndërsa qarqet Kukës e Dibër kanë koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rrezulton me rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më pare?, ka thënë Çela.

Edhe në vitin 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 31,74 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.

Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar 9 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi, -Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar 7,69 % të numrit total të procedimeve të regjistruara./CNA.al

Lajmet e fundit nga