Connect with Us

Harxhi zbulon bisedën/ Çfarë i thanë socialistët para zgjedhjeve, debati me Bashën

Politikë

Harxhi zbulon bisedën/ Çfarë i thanë socialistët para zgjedhjeve, debati me Bashën

Publikuar

-

“Policia është bërë pjesë me krimin”/ Harxhi reagon pas ngjarjes në Velipojë: Shteti nuk funksionon

Kandidatja për kryetare të PD-së Edith Harxhi, ka folur për debatin e fortë që ka pasur në vitin 2018 me Lulzim Bashën në Këshillin Kombëtar.

Harxhi tha se ata kanë debatuar për rreth katër orë, por nuk ishte kjo ajo që i ngriu marrëdhëniet mes tyre.

Në fillim të 2018 në Këshillin Kombëtar pata një debat rreth 4 orë me z. Basha në lidhje me mbrojtjen e statusit që kisha paraqitur, të cilin ai nuk e pranoi. Nuk u ngrinë marrëdhëniet, por nuk kemi pasur takime të tjera në forume pasi në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar kur unë isha propozuar për anëtare, unë u largova dhe dhashë dorëheqjen.

Unë e kam parë partinë me të njëtën lupë si në 2017 kur unë fillova që të kritikoj vendimarrjen në PD, problemet statuore, marrëveshjet e dyshimta për mua me maxhorancën dhe një seri vendimesh të tjera që janë marrë.

Por natyrisht kam qenë në vendimmarrjet e fundit, dorëzimi i mandateve, mosfutja në zgjedhjet e 30 qershorit që për mua ka qenë  e pafalshme, dhe garancia që dha Basha para zgjedhjeve që garantonte votën e shqiptarëve, por që nuk e mbajti”, u shpreh ajo në emisionin “Krasta Show”, ndërsa tregoi edhe bisedën me disa socialistë para se të zhvilloheshin zgjedhjet e 25 prillit.

LEXO EDHE:  Berisha “Non Grata” nga SHBA/ Blendi Fevziu drejton emisionin në mënyrë të pazakontë

Tjetërsimi i votës së shqiptarëve që u bë para 25 prillit, është një tjetërsim që e kuptojnë të majtë dhe të djathtë. Më erdhën socialistë para zgjedhjeve dhe më thanë që ju do fitoni, por unë u thashë që nuk shikoj frymën e 2005.

Inxhinieria e votës ka qenë edhe më parë, por është sofistikuar më shumë, për shkak se ka edhe më shumë para të pista. Ne nuk nxorrëm edhe më shumë njerëz në zgjedhje. Kemi të bëjmë me humbje ciklike që vitin 2013. Në programin tim kam përfshirë programin e sovranitetit të vendimarrjes ekonomike dhe politike. Jam kundër një bashkëqeverisje me Ramën”, theksoi demokratja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  U ekzekutua nga RENEA pasi terrorizoi Elbasanin/ Çfarë u gjet në banesën e 71-vjeçarit

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  “Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  A message for the “humanist” Sander Lleshaj/ Why do we need a “captain” as a minister?

LEXO EDHE:  U ekzekutua nga RENEA pasi terrorizoi Elbasanin/ Çfarë u gjet në banesën e 71-vjeçarit

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE