Connect with Us

Gjiknuri me raport konfidencial / “Fajin e kanë të gjithë, me përjashtimin tim”

Politikë

Gjiknuri me raport konfidencial / “Fajin e kanë të gjithë, me përjashtimin tim”

Publikuar

-

Gjiknuri me raport konfidencial / "Fajin e kanë të gjithë, me përjashtimin tim"

Në një raport konfidencial të shkruar nga Damian Gjiknuri dhe që ju është shpërndarë strukturave të qarkut Vlorë, bien në sy akuzat e ish-ministrit për gjithë të tjerët.

Fajin për humbjen, sipas Gjiknurit e ka gjithkush, përveç atij. Në Vlorë PS ka pësuar një rënie prej mbi 6.600 vota.

Sipas “Raportit Gjiknuri”:

Në Qarkun Vlorë, PS mori 59,023 vota (ose 57.91% të votave të vlefshme) duke përbërë qarkun me mbështetjen më të madhe të PS-së në rang vendi. Ashtu sikurse ndodhi edhe në 8 qarqe të tjera, edhe në Vlorë, rezultati i PS pati një rënie krahasuar me rezultatin e 2017. Rënia e PS në Vlorë ishte 6,661 vota ose 2.4%. Me përjashtim të Njësisë Administrative Konispol, në të gjitha njësitë e tjera administrative PS-ja kishte rënie.

Njësitë Administative Ksamil (-10.41%), Armen (-10.32%), Orikum (-9.85%) dhe Kotë (-9.60%) kishin rënien më të madhe në përqindjen e votave të marra. Njësitë Administrative Qendër (-618), Rajoni 1 (-604) dhe Sarandë (-598) kishin numrin më të lartë të votave të munguara nga 2017.

Qarku Vlorë pati pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve si në rang kombëtar ashtu edhe në historikun e vet të zgjedhjejeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Në fillim, si fajtorë listohen të deleguarit dhe …Ilir Meta, Presidenti.

118 të deleguar në struktura, patën performancë negative dhe rënie të numrit të votave. Në përqindje, janë 76% të të deleguarve që nuk kanë punuar sa duhet për të kapur votat e 2017.

Ka disa arsye që ka rënie të elektoratit dhe këtu përfshihet: fushata e Presidentit të Republikës për LSI dhe opozitën në përgjithësi si dhe “mosmarrëveshjet me kryetarin e Bashkisë Vlorë”.

Pastaj fajtorë u gjetën kryetarët e Bashkive:

Kryesisht bashkitë, kishin akumuluar probleme të shumta në administrimin e pushtetit lokal, duke shkaktuar pakënaqësi në rritje te një pjesë e elektoratit. Kjo ishte më e theksuar në Bashkinë Vlorë, ku nga sondazhet e organizuara më përpara dhe gjatë fillimit të fushatës, rreth 80% e të anketuarve kërkonin ndryshimin e drejtimit të bashkisë menjëherë pas zgjedhjeve. Bashkitë që u fituan në 2019 Selenica dhe Delvina, nuk ndikuan në favor të rritjes së votave për PS pasi prisnin më shumë ndryshim nga rimarrja e bashkive nga PS”.

Dhe sigurisht fajtorë të mëdhenj u gjendën deputetët e tjerë që morën vota më shumë se Damiani. Te kjo listë përjashtohet Rama sigurisht, megjithëse ai mori shumë më shumë vota se Damiani.

LEXO EDHE:  Rrëqeth nëna e 20-vjeçarit/ Lava rrobat e tij me gjak, nuk e dija se fëmija im ishte vrarë

“…Në zonat nën përgjegjësinë së kandidatëve Anila Denaj, Vullnet Sinaj dhe Niko Kuri, rezulton edhe numri më i lartë i votave të pavlefshme. Për më tepër, këto zona janë edhe zonat ku Kryetari i PS (njëherazi edhe Kryeministri i vendit) ka marrë përqindjen më të vogël të votave preferenciale”.

Fajtori më i madh, sipas Damianit është Dritan Leli.

Pakënaqësitë e shtuara për drejtimin e Bashkisë Vlorë, mosmarrëveshjet (e mediatizuara) me kryetarin si dhe kontrasti i madh mes investimeve në projektet madhore të Vlorës (financime të qeverisë) si Lungomare, Bulevardi I. Qemali, lagja Historike etj, në raport me sistemimin e lagjeve të brendshme të qytetit të lëna në gjendje të rëndë infrastrukturore (financime të bashkisë). Mungesa e bashkëpunimit dhe kontributit në periudhën parazgjedhore dhe gjatë fushatës zgjedhore nga Kryetari i Bashkisë, uli kohezionin midis aktorëve të angazhuar dhe faktorëve ndihmues për fushatën e PS-së në këtë bashki.

Mbështetje me e dobët e institucioneve dhe burimeve qeveritare në qarkun e Vlorës krahasuar me vitin 2017 apo qarqet e tjera pasi asnjë nga deputetet apo te deleguarit kryesor nuk mbante ndonjë post të rëndësishëm zyrtar në nivel qëndror deri në fillimin e fushatës  kur në listë u përfshi Ministria e Financave.

Përfshirja direkte e Presidentit të Republikës në fushatën elektorale në Qarkun Vlorë në mbështetje të opozitës, veçanërisht krah LSI dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të mazhorancës”.

Kush e beson në PS që Damiani ka gjetur fajtorët?

Se që Damiani nuk paska kërkuar vota për vete, këtë s’ka njeri që ta besojë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse keni këllqe, keni kohë deri më 9 shtator”/ Murrizi sfidon hapur aleatët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj aleatëve, të cilët morën 9 mandate me 25 prill, dhe prej asaj kohe nuk iu është dëgjuar zëri të dalin kundër Ramës.

Murrizi ngre një pyetje publike për ta, duke aluduar nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Deri më date 9 shtator keni kohë që të shkoni tek autoriteti i dosjeve e të merrni çertifikatën e pastertisë së figurës nëse keni këllqe, shton Murrizi.

Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.

“25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????

Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit

Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Publikuar

-

Nga

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Pak ditë pas vizitës në Hungari, presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi kanë shkuar në SHBA.

Udhëtimi i tyre ka qenë thuajse ‘sekrete’ duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo publikisht lidhur me këtë vizitë.

Ata janë takuar në SHBA me lobistin libanez Safi Kaskas e bashkëshorten e tij. Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e tij.

Lobisti i njohur sqaron edhe si është njohur me presidentin Meta e bashkëshorten e tij Kryemadhi.

I pyetur nga një person poshtë fotos së publikuar prej tij në Facebook, Kaskas rrëfen se bashkëshortja e tij dhe ajo e Metës kanë punuar prej vitesh së bashku.

Dy ditë më vonë, lobisti libanez Kaskas ka pritur në zyrë kandidatin për Presidentin e Liberisë.

Kush është Safi Kaskas

Libanezi është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:  Nuk mundi të shkojë në ditëlindjen e së bijës/ Najada Çomo prek me fjalët: Jam mbyllur në një dhomë me lot plot

LEXO EDHE:  Nuk mundi të shkojë në ditëlindjen e së bijës/ Najada Çomo prek me fjalët: Jam mbyllur në një dhomë me lot plot

Kaskas është një bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Përveç përqendrimit të tij në shkencat e menaxhimit strategjik, Kaskas ka studiuar fetë Abrahamike dhe ka ligjëruar në të gjithë SHBA për tema që lidhen me Islamin, zhvillimin e myslimanëve amerikanë dhe të ardhmen e Islamit në SHBA.

Ai ka investuar 30 vjet të jetës së tij në dialog dhe ndërtimi i urës midis ithtarëve të feve Abrahamike. Kaskas shërben si anëtar bordi i Trac5, një organizatë që punon për zgjidhjen e konflikteve të bazuara në besim dhe është i ftuar të flasë rregullisht në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare në Uashington, DC për tema të tilla si pajtimi, Kurani dhe mësimet e Jezusit.

Kohët e fundit, Kaskas ishte bashkëautor i “Kurani – me Referenca në Bibël, Një Kuptim Bashkëkohor”, një përkthim i ri, i papërfunduar kurrë më parë i Kur’anit në anglishten bashkëkohore që përmban më shumë se 3,000 referenca paralele në Bibël.(hashtag)

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE