Connect with Us

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

Politikë

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se ecen me atë parimin, “bëj çfarë them unë, por mos bëj çfarë bëj unë”.

Nga njëra anë del e bërtet e ulëret, se Edi Rama ia vodhi zgjedhjet, se 25 prilli ishte masakër zgjedhore, e të tjera si këto, kur në fakt edhe vetë ai duket se po bën të njëjtën gjë, brenda partisë së tij.

Të gjitha faktet dhe detajet, tregojnë se Lulzim Basha po përgatit të gjithë infrastukturën, që zgjedhjet e 13 qershorit, të jenë një tjetër “masakër zgjedhore”.

Së pari, data 13 qershor është kritikuar ashpër jo vetëm nga kundërshtarët e Lulzim Bashës, por edhe vetë lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili në një dalje mediatike e ka thënë që gara duhej të ishte shtyrë, tani PD kishte detyra të tjera.(Lexo ketu)

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Jemin Gjana, duke votuar per anetaret e Kryesise se PD, pas nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike.
Jemin Gjana, Lulzim Basha

Por, Lulzim Basha vendosi që zgjedhjet të mbahen në 13 qershor, duke mos iu lënë kohë kandidatëve për fushatë, dhe në krye të Komisionit Zgjedhor, vendosi Jemin Gjanën.

Dhe ndërkohë që flet për bashkime, garë të ndershme, e të tjera brockulla si këto, Lulzim Basha duket se bën krejt të kundërten e atyre që thotë, dhe gara për zgjedhjen e kreut të PD, nuk është as e ndershme dhe as në kushte të barabarta.

Lulzim Basha ka kryetarët e degëve, ka administratën e PD, ka listat e anëtarësisë, ka në dispozicion të gjithë infrastrukturën e PD, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë asgjë.

Po të shikosh faqen zyrtare të Partisë Demokratike në rrjetet sociale, aty ku dhe ndiqet më shumë, duket se gjithë infrastruktura është vënë në shërbim të Lulzim Bashës.

Çdo ditë PD transmeton video të takimeve të Lulzim Bashës me demokratët në qytetet e Shqipërisë, të gjitha takime në kuadër të fushatës për 13 qershorin, ndërsa për kandidatët e tjerë nuk ka asgjë, asnjë takim, asnjë video, asnjë fjalim. Partia Demokratike, është vënë e gjitha vetëm e vetëm në shërbim të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Nuk iu lejua fjala në mbledhjen e Këshillit/ Topollaj publikon atë që ia ndaloi Basha ta thoshte

Sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, të marra nga faqja zyrtare në rrjetet sociale, PD ka transmetuar çdo takim të Bashës, por asnjë të tre kandidatëve të tjerë që garojnë për kryetar.

I vetmi kandidat, që është nxjerrë live vetëm një herë në faqen zyrtare të PD, është Fatbardh Kadilli. Por, edhe ky vetëm një herë, në prezantimin e kandidaturës.

Ndërsa prej datës 19 maj, është publikuar me video dhe foto çdo takim i Lulzim Bashës.

Çka tregon qartë se fushata është e manipuluar, gara e paravendosur dhe gjithë infrastruktura është vetëm në funksion të Bashës.

Prandaj dhe Lulzim Basha ka frikë të japë dorëheqjen dhe të bëjë garë të ndershme, sepse do të humbte nëse gara do të ishte e ndershme dhe në kushte të barabarta, ai me siguri që do të humbte.

Në galerinë më poshtë shikoni foto nga takimet e Bashës, në çdo qytet, të transmetuara të gjitha në faqen zyrtare të PD: / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Luli ktheu në realitet, lëri filmat”/ Rama tallet keqazi me Bashën

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari tregon paktin mes PD, PS dhe LSI/ Mesazhi i fortë për Lulzim Bashën

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Basha zbulon ku ka ngecur motoskafi i Habilajve dhe pse nuk po e prek shteti

LEXO EDHE:  Nuk iu lejua fjala në mbledhjen e Këshillit/ Topollaj publikon atë që ia ndaloi Basha ta thoshte

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bogdanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:  Udhëtimi me helikopter për fushatë/ PD nxjerr videon: Xhaçka do jap llogari, herët ose vonë

LEXO EDHE:  “Goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare”/ Topalli tregon lojën hileqare të Ramës dhe Bashës

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE