Connect with Us

Çështja e detit me Greqinë/ Xhaçka tregon si po përgatitet Shqipëria për Hagën

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Xhaçka tregon si po përgatitet Shqipëria për Hagën

Publikuar

-

Çështja e detit me Greqinë/ Xhaçka tregon si po përgatitet Shqipëria për Hagën

“Mosmarrëveshjet e lindura mes Shqipërisë dhe Greqisë për delimitimin e hapësirës detare do t’i zgjidhim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës,” – kështu u shpreh ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania.

Ajo konfirmoi se aktualisht nuk ka asnjë diskutim mes palëve për “detin”, pasi theksoi se rolin e arbitrit do ta bëjë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Procesi i negociatave për delimitimin e hapësirës detare u pezullua në momentin që doli vendimi i Gjykatës Kushtetueses, në 15 prill të 2010 dhe në takimin që ka bërë ministri i Jashtëm në Shqipëri, është renë dakord që ne këtë çështje do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Sot për sot nuk ka bisedime”, tha ajo.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse Shqipëria ka hartuar ndonjë dokument për këtë çështje, znj. Xhaçka tha se aktualisht nuk ka një të tillë.

Jo nuk kemi asgjë të miratuar, as nga Greqia në dijeninë tonë. Nuk është se nuk po e ecën, siç ju thashë palët kanë rënë dakord që çështja të shkojë në Gjykatë dhe do të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe nuk do të zgjidhet përmes një procesi negociate, i cili dështoi në 2009 për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Përballë gazetares Ilva Tare, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, u shpreh se ekspertët po përgatisin dosjen për t’u përballur me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Në këtë pikë, ajo që palët kanë rënë dakord  është që grupet respektive në Shqipëri dhe Greqi, secili të punojë për dosjet e tyre dhe eventualisht të koordinojnë kur çështja të shkojë në Gjykatë. Pala shqiptare po punon për dosjen e saj, ekspertët më të mirë shqiptarë të hartografisë, ata ligjorë mbi të gjithë për precedentët ligjorë që duhen konsideruar, ata në Ministrinë e Jashtme, të Mbrojtjes, po mbledhin të gjithë informacionin për të ngritur atë kazusin tonë, që eventualisht do ta çojmë në Gjykatën e Hagës. Nuk ka një afat, jemi të dyja palët në fazën përgatitore për të mbudhur informacionin e domosdoshëm dhe do të koordinojmë çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Lëkundje të forta tërmeti në Greqi/ “Shkundet” Athina

Pyetjes nëse mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin do të marrin zgjidhje brenda mandatit të tretë të Partisë Socialiste, znj. Xhaçka dha këtë përgjigje:

Nuk di ta them këtë, mbase do jetë më e gjatë se aq, nuk di afate që ka gjykata ndërkombëtare, nuk do tu them se kur do të mbaroj  ky proces i mbledhjes së informacionit, por di t’u them se secili po punon për hesap të vet, për ta bërë të mundur secili dosjen  e vet”, theksoi ministrja Xhaçka.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme foli edhe për shqetësimin e ngritur nga Greqia për tjetërsimin e pronave të minoritetit që jetojnë në Shqipëri.

Unë di se ky nuk është një pretendim sot, është një pretendim i ndarë me autoritetet shqiptare kohë më parë. Di se ka pasur edhe disa ndryshime ligjore sa i takon ligjit për të cilën edhe kadastra ka pasur një vëmendje të veçantë, kam përshtypjen që është një proces, i cili respekton më së miri të drejtate banorëve atje, qoftë minoritet, qoftë për vendasit në jug, por nuk besoj se është një proces që cenon të drejtën e askujt”, tha Xhaçka./ Euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është më as një frymëzim dhe as një motivim për demokratët.

Sipas Nokës, Basha ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje nga shumica e anëtarësisë.

I ftuar në emisionin, Log, Noka thotë se PD është në krizë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përjashtimin e një deputeti, por nuk mund të përballet me kryemimnistrin Edi Rama dhe regjimin një person që ka shkatërruar partinë.

LEXO EDHE:  I dënuar me 25 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari

LEXO EDHE:  Hartoi marrveshjen e 17 Majit/ Ja si e komenton situatën politike McAllister

Noka shprehet se zgjidhja e problemeve është largimi i Lulzim Bashës.



Problemi më i madh është pas kësaj krize a frymëzon zoti Basha? A motivon Basha demokratët për protesta?

Kriza është sot në tavolinë. Kriza nuk është thjesht përjashtimi i një deputeti.

A mund të përballet me Edi Ramën dhe regjimin,  kur e ka shkatërruar PD, Basha sot ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk  ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë. Zgjidhja është të largohet Lulzim Basha“, ka thënë Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Kapet 1 ton droge në Greqi/6 shqiptarë dhe një grek në pranga

LEXO EDHE:  Sekuestrohen  53 kg kanabis/ Arrestohen 4 persona

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush e mban “peng” Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  I dënuar me 25 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE