Connect with Us

Videot skandaloze të kryegjyqtares/ Ministrja Gjonaj: Të merren masat, të hetohet gjendja pasurore

Politikë

Videot skandaloze të kryegjyqtares/ Ministrja Gjonaj: Të merren masat, të hetohet gjendja pasurore

Publikuar

-

“U torturua e shkreta”/ Gazetarja ironizon Gjonajn: Aman do ja thotë ndonjë që do jete ministre dhe tek “Rama 3”

Minsitrja Etilda Gjonaj ka reaguar pas publikimit të videove skandaloze të kryegjyqtares. Gjonaj është shprehur se këto pamje janë të pakomentueshme si dhe kërkon marrje mase për të.

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

LEXO EDHE:  Çfarë nuk u pa nga votimet/ Berisha nxjerr videon skandaloze

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan Gjonaj në Twitter./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

29 Nëntori/ Meta dhe Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Politika shqiptare është e ndarë edhe për festa.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kreu homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, një ditë më parë, për të kujtuar festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Ndërsa të majtët e kujtojnë sot festën e Çlirimit.



Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit.

LEXO EDHE:  Eni Koçi sjell baladën ‘Sot’

LEXO EDHE:  VIDEO- Tërmeti në Lezhë/ Banorët të frikësuar në rrugë

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar këhstu të rënët në luftë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni bërë turp i botës me Lul pisin”/ Demokratët ngrejnë dyshimet për lidhjen e Bashës me laboratorin e drogës në Xibrakë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete sociale urimin e deputetit socialist Bujar Çela, me foton e ish diktatorit Enver Hoxha, për ditën e pavarësisë.

Alibeaj, krenohet se i ka kthyer përgjigjen e merituar dhe më pas e hedh në rrjete sociale.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore ky akt”, është përgjigjja e Alibeajt.

Mirëpo për demokratët, edhe Alibeaj është njësoj si deputeti socialist.

Dhjetra komente kanë vërshuar në postimin e Alibeajt nga demokratët, të cilët i kujtojnë atij, se deputeti në fjalë dhe kolegë e tij, janë në pushtet prej tyre.

Jeni bërë turpi i botës me gjithë Lul pisin…Kush do ta dekomunistizojë ju edhe Lulzim Basha që po mbani në parlament ca mbetje të komunizmit dhe që mbani në pushtet Edi Ramën”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  Abuzimet me pronat/ Gjonaj: E pamundur të ndalen…

LEXO EDHE:  Hetime për të rënët në Vetting/ Pasuria e ish gjyqtarëve dhe prokurorëve drejt sekuestrimit



Reagimi i demokratëve nuk ndalet më kaq. Ata vijojnë më tej duke e personifikuar Bashën me Enverin.

Ata heqin paralale mes Bashës dhe nipit të Enverit, që disa kohë më parë u kap me laborator droge.

“Një pyetje kam për ty z. Alibeaj. Çfarë lidhje kanë nipi i Enverit ai që kishte laborator droge me Lulin e PD-së? ..Lideri demokrat e ka mendjet me ngjy flokët por kokën e ka bosh…me këta do të bëni bashkëqeverisje”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet që demokratëve, me të cilat fundosin deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe njëherësh vërtetojn se janë pro 11 Dhjetorit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  “Vera do jetë ndyshe nga ajo e vitit të kaluar”/ Tomini mesazh qytetarëve

LEXO EDHE:  Eni Koçi sjell baladën ‘Sot’



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE