Connect with Us

Studimi/ Çdo qytet ka një “gjurmë dixhitale” mikrobike unike

Shëndeti

Studimi/ Çdo qytet ka një “gjurmë dixhitale” mikrobike unike

Publikuar

-

Studimi/ Çdo qytet ka një "gjurmë dixhitale" mikrobike unike

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Çdo qytet ka një “gjurmë dixhitale” mikrobike unike, sipas një studimi të madh të udhëhequr nga studiuesit në Universitetin Amerikan Cornell botuar më 26 maj në revistën Cell. Thjesht marrja e ADN-së nga thembra e këpucëve mund të tregojë se ku jetoni, thotë një artikull i Science Alert duke cituar autorët e studimit.

👉Për kërkimet e tyre, shkencëtarët nga konsorciumi MetaSUB, themeluar nga biologu i Universitetit Cornell Christopher Mason, analizuan mijëra mostra te marra në transportin publik në gati 60 qytete në 32 vende.

Duke kryer ne  4,700 mostrat e mbledhura sekuencën gjenetike, studiuesit krijuan një atlas global të ekosistemeve mikrobiale urbane, i pari sipas autorëve të studimit.

LEXO EDHE:  Mashtrimi 700 milionë euro/ Si u falsifikua studimi i fizibilitetit të inceneratorit për të rritur faturën e buxhetit

👉✍Rezultatet sugjerojnë që asnjë qytet nuk është si një tjetër: Secili qytet zbulon një grup unik të specieve mikrobike, të dallueshme nga popullatat e mikrobeve që gjenden në mjedise të tjera urbane. Studimi zbulon gjithashtu praninë e mijëra mikroorganizmave të panjohura më parë, rreth 11,000 viruse dhe 1,300 baktere që nuk përputhen me asnjë specie të njohur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

Publikuar

-

Nga

Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier/ Instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Shërbimin e ri të Hemodinamikës në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

Ministrja ka nxjerrë edhe fotot nga ky inspektim, bashkë me mjekun, prof. Alban Dibrën.

Manastirliu thekson se bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Së bashku me prof. Alban Dibrën vizituam spitalin Memorial në Fier, për të përgëzuar stafin shqiptar dhe turk për hapjen e Njësisë së Hemodinamikës për ndërhyrjet diagnostikuese invasive në zemër, të cilat filluan të kryhen në spitalin Memorial dhe do të mbulojnë shërbimin për gjithë zonën jugore në vend.

Për herë të parë në këtë spital dhe në sistemin publik, instalohet një pajisje e teknologjisë së lartë, që ofron gamën e ndërhyrjeve invasive për sëmundjet kardiake dhe neurologjike .

Bashkëpunimi me ekipin mjekësor turk dhe mes dy shërbimeve të hemodinamikës, QSUT- Spital Memorial Fier, do të ngre në një nivel më të lartë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3628 testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31  qytetarë në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Një studim zbulon tiparin më tërheqës të femrave për meshkujt

LEXO EDHE:  Studimi/ Bletët në Shqipëri po zhduken nga kanabisi

Statistika (27 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3628

Testime totale 885,728
Raste pozitive 132,922
Raste të shëruara 130,166
Raste Aktive 300
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 104
Elbasan 40
Kukës 32
Lezhë 29
Vlorë 27
Durrës 17
Fier 16
Shkodër 13
Berat 9
Korçë 9
Gjirokastër 4

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Delta prezente në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Rastet do të jenë më të lehta

Publikuar

-

Nga

Delta prezente në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Rastet do të jenë më të lehta

Vetëm dy ditë më parë, varianti Delta u konfirmua edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila tha se prezenca e këtij varianti në vend është konfirmuar dhe nga Laboratori i Referencës në Berlin.

I ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, u shpreh se shtatori mund të na gjejë më të maskuar, në kuptimin e mbrojtjes.

“Delta tani është, do jetë dominuese në gusht. Për këtë s’kemi asnjë lloj dyshimi. Çka do të thotë që edhe vjeshta do nisë me të. A do vazhdojë dominues, apo do të ketë një variant tjetër… ne kemi parë që këto dy-tre muaj kemi një variant dominant. Dimë që personat që e kanë kaluar riskun e riinfektimit e kanë po njësoj si në çdo variant tjetër.  Personat e vaksinaur, duhen dy doza, me një dozë nuk ia del dot, sepse është një variant. Këto të dyja, imunizim natyror, imunizim vaksine, ne vjeshta do na gjejë më të maskuar. Dhe do ngjajë një skenar ndoshta më i butë se sa ai i Britanisë së Madhe”, u shpreh Alimehmeti.

LEXO TE PLOTE