LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në garë për kreun e PD/ Shehaj zbulon strategjinë si do e rrëzojë Ramën

31 Maj 2021, 15:56, Politikë CNA
Në garë për kreun e PD/ Shehaj zbulon strategjinë si do e

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vijuar me turin e tij të takimeve ku sot është ndalur në qytetin e Vlorës.

Ndërsa i ka prezantuar anëtarët e PD me  programin e tij, Shehaj është pyetur nga një prej tyre se si do ta rrëzojë Edi Ramën.

Ai u shpreh se ka vetëm një mënyrë dhe kjo është vota e shqiptarëve.

Çfarë mund të bëjmë ne. Unë besoj se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është vota. Betejat tona duhet të bëhen në institucione dhe parlament. Rruga që ndoqëm nuk na çoi askund.

Djegia e mandateve, mundësoi ndryshimin e sistemit zgjedhor duke ndaluar koalicionet.  Mospjesëmarrja në zgjedhje po ashtu na ka dëmtuar. Po të mos kishin ndodhur këto dy gjëra ka shumë gjasa që do të kishim fituar më 25 prill.

Ne duhet të punojmë ta bëjmë PD më të fortë dhe më të besueshme. Duhet tu flasim shqiptarëve për atë që ata kanë nevojë të dëgjojnë. Duhet tu flasim me gjëra konkrete. Marrim rastin e zgjedhjeve të fundit. Problemi kryesore të shqiptarëve janë papunësia dhe ato ekonomike.

Shkaku kryesor është korrupsioni dhe kjo duhet të kishte qenë çështja kryesore në zgjedhjet e fundit. Po i folëm shqiptarëve për integrimin në BE që po ashtu është i rëndësishëm nuk kanë për të na kuptuar. E vërteta është që shqiptarët nuk besuan tek ne, sepse nuk besuan tek lidershipi. Duke parë si është drejtuar opozita ishte e qartë.?/CNA.al 

Lajmet e fundit nga