LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harxhi kritikon Bashën/ "Nëse PD vijon me këtë rrugë, do përfundojë si LDK në Kosovë"

31 Maj 2021, 18:06, Politikë CNA
Harxhi kritikon Bashën/ "Nëse PD vijon me këtë

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për gjendjen në të cilën është sot PD.

Gjatë një takimi me demokratët e Kukësit, së bashku me ish-presidentin Bujar Nishani dhe ish-kryetarin e PD-së së Kukësit Ibsen Elezi, Harxhi tha se PD është një aset kombëtar dhe jo në pronë e anëtarësisë.

Ajo paralajmëroi se nëse Basha do të vijojë ta drejtojë PD-në në këtë rrugë që ka nisur, do të përfundojë si LDK në Kosovë.

?Kemi të bëjmë me humbje ciklike që prej 2013, këto nuk janë vetëm humbje elektorale. Synimi ka qenë që ne të bëjmë diçka për këtë aset kombëtar, pasi PD është një aset kombëtar dhe jo në pronë e anëtarësisë dhe demokratëve por e gjithë shqiptarëve dhe herët apo vonë kurdo që ne të fitojmë është fitore për të gjithë shqiptarët, pasi ne jemi këta që kemi mbrojtur vlerat kombëtare dhe çështjet kombëtare.

Ne kemi larguar njerëz, figura të partisë dhe kjo përbën farsën e partisë. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur PD do të përfundojë si LDK në Kosovë, duhet të kthejmë shpresën dhe të mos kemi më përçarje, të hapim partine, të kemi konkurrencë të lirë, kandidatët duhet të jenë pjesë e vendimeve dhe jo vetëm kryesia”, theksoi Harxhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga