Connect with Us

Bushati “i hakërrehet” analistëve dhe politikanëve krah Bashës/ “Servilë të pështirë”

Politikë

Bushati “i hakërrehet” analistëve dhe politikanëve krah Bashës/ “Servilë të pështirë”

Publikuar

-

Ramizmi si debilizim i shoqërisë

Analisti Andi Bushati ka reaguar me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës, lidhur me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së në 13 qershor.

Bushati thotë se Basha do të qëndrojë sërish në krye të opozitës, pasi thekson se nuk e lëshon atë që ka në dorë.

Ai kritikoi edhe politikanët apo analistët që sulmojnë kandidatët e tjerë për kryetar të PD-së, të cilët i quan servilë të pështirë që përpiqen të mos u mërzitet apo bezdiset shefi.

LEXO EDHE:  Financimi i partive politike/ Luzi: Transparenca parandalon korrupsionin

“Dihet që Basha i ka të fituara zgjedhjet në PD, se këtu askush se lëshon atë çka ka në dorë. Prandaj ky zelli i disave për të sulmuar rivalet e Bashës më duket servilizëm i pështirë. Kur rezultati është i sigurt i bie që ata nuk kanë halle politike, thjesht përpiqen mos u bezdiset apo mërzitet shefi”, shkruan analisti në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zero minuta vonesa në kufi në 2023/ Firmosen marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

0 minuta vonesa në kufi, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishim i kapaciteteve kur secili prej vendeve përballet me fatkeqësi natyrore.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  Kritikët përballë Luli Bashës/ Rikthim apo “luftë” me të gjithë

LEXO EDHE:  Pak rrjeshta për Ylli Cufen

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Incident në emisionin e Eni Vasilit/ Gazetari braktis studion

LEXO EDHE:  Tërmeti i vjedhjes shkatërroi shkollën e rikonstruktuar me 70 milionë lekë/ Prokuroria të nisë hetimet

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE