Connect with Us

Basha takon demokratët e Mirditës/ Justifikon dështimin në zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

Basha takon demokratët e Mirditës/ Justifikon dështimin në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Basha takon demokratët e Mirditës/ Justifikon dështimin në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me demokratët e Mirditës, në sajë të fushatës për zgjedhjet e 13 qershorit.

Basha ka kujtuar takimin elektoral në Mirditë për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka akuzuar qeverinë për manipulim.

Kreu i opozitës pretendon se me zgjedhjet parlamentare u bë masakër, ndërsa akuzoi organet e KQZ-së dhe KAS-it për bashkëpunim me mazhorancën.

Të dashur vëllezër dhe motra dita e sotme na rikthen këtu pak më shumë se një muaj pas një takimi entuziast që patëm pak metra më tej. Si shumë takime të tjera dhe si gjithë fushata jonë ai shenonte jo thjeshte entuziasmin dhe pritshmërinë e demokratëve, por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshimin më datë 25 prill. Shënonte po kështu një shpresë të lindur jo rastësisht, as të rënë nga qielli por që erdhi me të vërtetë si bekim dhe mbushi zemrat e shqiptarëve dhe mirditorëve për shkak të punës vetëmohuese dhe sakrificës tuaj dhe të Partisë Demokratike për shkak të shpirtit të pamposhtur të demokratëve te Mirëditës, Lezhës dhe mbarë Shqipërisë për të cilën duhet të jeni krenarë dhe kokëlartë në çdo moment, në veçanti në momente të tilla të vështira si këto që po kalojmë këto javë.

Për këtë arsye fjalën time dua ta nis duke shprehur mirënjohjen më të thellë nga zemra ju dhe gjithë ekipit tuaj dhe gjithë demokratëve të Mirëditës kudo ku ndodhen per rolin e tyre të patjetërsueshëm dhe për rezultatin në Mirditë dhe në qarkun e Lezhës përkundër masakrës zgjedhore të 25 prillit. Masakra zgjedhore e 25 prillit natyrisht nuk ngjau me 25 prillin. Ajo ishte një seri ngjarjes e shtrirë në kohë që nga shkatërrimi i marrëveshjes së 5 qershorit e deri tek vendimet e fundit për prishen e fletës së votimit, shkurtimin e listës, karantinën e pajustifikueshme dhe që vazhdon në këto momente që flasim me organet e kapura të KQZ në KAS edhe në kolegjin e kapur e të frustruar nga qeveria. Padiskutim që në këtë garë siç kemi folur shpesh herë së bashku, ne u futëm pa iluzione që do të ishte një garë e barabartë. Ne u futëm në procesin e reformë zgjedhore pa asnjë iluzion që do të ishte kjo reformë që do të sillte përmirësimet me sjelljen e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Në fakt siç e kemi thënë dhe siç e kam thënë përherë drejtëpërdrejtë me ju dhe permes medias, roli ynë në atë tavolinë ishte vetem për të bërë pjesën sa i përket 15 kushteve të integrimit Europian. Pra asgjë e shkruar, asgje me shkrim me Edi Ramën nuk mund të sillte një garë të barabartë. Megjithatë ne u përgatitëm dhe ja dolëm të vetëdijshëm për garën e pabarabartë me ofertën tonë përballë kriminelëve dhe bandave kriminale në Lezhë, në qarkun e Lezhës, në Mirditë, në Shqipëri”, deklaroi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Ftesa e Ramës për Bashën/ Pëllumbi: Kërkojmë gjuhë bashkëpunimi me opozitën

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Basha akuzon medien/ Është urdhëruar që të mos flasë për inceneratorët

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të publikuar nga OSBE/OHIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit zgjedhjet ne Shqiperi kanë qenë  shume me keq se në Bjellorusi.

Ai po ashtu ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se kanë dy standarte pasi bëjnë sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime.

“Zgjedhjet ne Shqiperi shume me keq se ne Biellorusi, Zgjedhjet e reja shpetimi i vetem nga gremina!

OSBE per zgjedhjet ne Biellorusi ne gusht 2020 u shpreh:

“Ka prova shqetësuese se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin manipuluar dhe se forcat e sigurisë kryen shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër protestave paqësore,” thuhet dokumentin e paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së me seli në Vjenë per zgjedhjet ne Biellorusi.OSBE kerkoi anullimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja.

Kaq mjaftoi qe Bashkimi Europian, Parlamenti Europian,Keshilli Europian dhe SHBA te mos i njihnin zgjedhjet ne Biellorusi.

Ndersa ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku :

Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.

Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.

Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve

Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.

Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.

Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.

Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

25 prilli ne Shqiperi kaloi persa i perket dhunimit te votes se lire edhe Biellorusine.

Ç’jane keto institucione dhe perfaqesues nderkombetare me dy standarte, qe bejne sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime!?

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.

25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar.

Mos tolerimi i zgjedhjeve ne Biellorusi nga nderkombetaret ishte standart demokratik,ndersa ne menyre te turpshme tolerimi i 25 prillit eshte standart totalisht antidemokratik, kur situata eshte shume me e rende dhe e provuar teresisht.

Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj tyre eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare dhe antidemokraci te rilindjes ne pushtet.

Zgjedhjet e reja jane hap i detyruar dhe i pashmangshem per te shpetuar Shqiperine nga gremina antidemokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, qe po zhben vendin dhe po largon shqiptaret.

Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit i rrezoi te gjitha.

Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.

Kujdes! Shqiptaret nuk vlejne me pak se bielloruset dhe kushdo, qe do te luaje me ta i ka bere llogarite shume gabim.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Publikuar

-

Nga

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE