LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 13 Qershorit/ Nishani: Po projektohet beteja për vitin 2025

30 Maj 2021, 17:45, Politikë CNA
Zgjedhjet e 13 Qershorit/ Nishani: Po projektohet beteja për vitin 2025

Ish presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. I shoqëruar nga kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi ai u shpreh se zgjedhjet e 25 Prillit nuk sollën asnjë ndryshim.

Sipas tij, po projektohet beteja e radhës në 2025 ku bota do të jetë shumë herë më ndryshe se sot.

Kam ndjeshmëri të të qenit në Gjirokastër. Është situata e një Shqipërie, të gjithë këto faktorë qytetari partia janë pjesë e një të tëre që është Shqipëria. Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal.Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.

Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria spati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë. Po projektojmë betejën e rradhës për 2025 ku bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot“, tha Nishani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga