Connect with Us

Njolla gjaku, gëzhoja e shenja plumbash/ Çfarë ka mbetur pas atentatit në Vlorë

Aktualitet

Njolla gjaku, gëzhoja e shenja plumbash/ Çfarë ka mbetur pas atentatit në Vlorë

Publikuar

-

Njolla gjaku, gëzhoja e shenja plumbash/ Çfarë ka mbetur pas atentatit në Vlorë

Vlora është tronditur nga një tjetër atentat i ndodhur gjatë natës. 38 vjeçari Edison Begaj është qëlluar në hyrje të banesës së tij.

Begaj ka marrë katër plumba dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori ka qenë në këmbë duke pritur 38 vjeçarin të kthehej në shtëpi dhe ka qëlluar drejt tij.

Ka qenë errësira e madhe që ka shpëtuar jetën e Begaj pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e poshtme të trupit.

Por çfarë ka mbetur pas atentatit?

Report Tv ka siguruar pamjet ku shihen gëzhojat e plumbave në vendin e ngjarjes që duket se janë harruar nga policia gjatë mbledhjes së provave. Gjithashtu ka edhe njolla gjaku në derën e banesës së 38 vjeçarit Begaj.

LEXO EDHE:  Policia jep versionin përfundimtar/Kujt iu vendos tritoli sot në Elbasan

Kujtojmë se Edison Begaj nuk është një nuk është emër i panjohur për drejtësinë. 38 vjeçari ka qenë i dënuar në vitin 2008 me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Bega gjithashtu ka qenë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Rilindja Urbane/Ja si do të shndërrohet qendra e Vlorës

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Policia jep versionin përfundimtar/Kujt iu vendos tritoli sot në Elbasan

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  “Më paguaj ose të nxora fotot intime”/ Arrestohet 21-vjeçari

LEXO EDHE:  Rilindja Urbane/Ja si do të shndërrohet qendra e Vlorës

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE