Connect with Us

Integrimi në BE/ Soreca jep mesazhin e rëndësishëm në gjuhën shqipe

Politikë

Integrimi në BE/ Soreca jep mesazhin e rëndësishëm në gjuhën shqipe

Publikuar

-

Integrimi në BE/ Soreca jep mesazhin e rëndësishëm në gjuhën shqipe

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka zhvilluar një udhëtim me autobus për 21 ditë nga Vermoshi në Konispol, ku ka ndaluar në çdo bashki, duke mbajtur takime, aktivitete apo edhe lojëra.

Kreu i delegacionit të Be-së, Luigi Soreca ka treguar më shumë rreth këtij udhëtimi dhe njerëzve që ka takuar.

“E nisëm këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me një frymë shprese dhe optimizmi, dhe kudo përgjatë këtij rrugëtimi gjetëm një entuziazëm dhe përgjigje që na kanë lënë pa fjalë në kaq shumë raste”, u shpreh ambasadori i BE-së, ndërsa është ndalur edhe te integimi i Shqipërisë në BE, duke dhënë edhe një mesazh në gjuhën shqipe.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Spahiu/ Populli ka mbushur sheshet për dashnoret e “Përputhen”, nuk protestojnë për zgjedhjet

“Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit. Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, theksoi Soreca./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Dikur shokë klase në gjimnaz, sot Ministra/ Nga mbledhja në kafe me shoqërinë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit në Shqipëri Evis Kushi dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu kanë qenë shokë gjimnazi në Elbasan.

Ka qenë Aliu që e ka zbuluar këtë shoqëri në mbledhjen e sotme mes dy Qeverive, që u organizua në Elbasan,



Për mua është edhe një kënaqësi tjetër. Po e shkruajmë këtë memorandum në Elbasan, në qytetin ku unë kam qenë në shkollë, në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe kam pasur shoqe klase ministren Evis Kushi. Sot pas kësaj mbledhjeje do të mund të pimë kafe me shokët tanë të klasës. Kjo ia shton, aq më tepër për mua personalisht, gëzimin e shkrimit të këtij memorandumi dhe ju uroj të gjithëve punë të mbarë”, është shprehur Aliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përfaqësuesi i Beogradit në takimin e qeverive Shqipëri-Kosovë”/ Zbulohen planet e errëta

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, sot në Elbasan.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama si aleat të Beogradit, ndërsa thekson se së bashku me Vuçiç dhe Zaev po tentojnë që me nismen e tyre për “Ballkanin e Hapur”, të nxisin nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin në rajon.

Dy fjalë për mbledhjen e dy qeverive!



Miq, mbledhja e sotme në Elbasan e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës duhet të shenonte një ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve.

Në të vërtetë ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb.

Kjo sepse në Elbasan përballë qeverisë së Kosoves ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë de facto aleancës së rrethimit të Kosoves nga klika armiqësore serbo-shqiptaro maqedonase.

Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe lojen e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiç i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë duke nxitur me nismen e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin në rajon.”-shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi i “tërheq veshin” Ramës/ “Mënjano shpenzimet e luksit, ndihmo qytetarët”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka risjellë në kujtesë tërmetin e 26 Nëntorit.

“Dy vjet më parë, tërmeti i pasojave shkatërrimtarre, i mori jetën 51 shqiptarëve, plagosi qindra të tjerë dhe shkuli nga themelet vendin, me pasoja të tmerrshme për të gjithë shoqërinë. Ne i bashkohemi familjeve të viktimave, teksa përkujtojnë sot të dashurit e tyre.

 Ende, kjo ngjarje kumbuese në zemrat e çdo shqiptari anë e mbanë botës, nuk ka qenë mësim i mjaftueshëm, që Shqipëria të ishte sot më e përgatitur ndaj katastrofave natyrore”, shkruan Kryemadhi.



Sipas saj, në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari.

LEXO EDHE:  Kërkesa ‘problematike’ e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin/ Vaksinohen mbi 40 mijë arsimtarë kundër Covid-19

“Do t’i jemi përherë mirënjohës partnerëve që i’u gjendën pranë popullit shqiptar në ato ditë të vështira, si dhe për gadishmërinë e treguar për ndihmë konkrete në procesin e rindërtimit pas tërmetit. Mirëpo, sfida të ngjashme mund të ketë edhe në të ardhmen e afërt. Ndaj, me ekonominë modeste që ka, Shqipëria duhet të mënjanojë shpenzimet për luks qeveritar dhe të prioritarizojë shtetin dhe qytetarin”, shkruan më tej Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE