LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutohet me breshëri plumbash 32-vjeçari shqiptar në Greqi

30 Maj 2021, 17:30, Kronika CNA
Ekzekutohet me breshëri plumbash 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 32-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri blumbash ditën e somte në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Sepolia të Athinës, në Rrugën 30 Durrachiou. Ai është identifikuar si Arias Papas.

Autoritetet greke njoftuan të dielën pasdite se në një kafene në këtë zonë hyri një burrë dhe ekzekutoi me gjakftohtësi një 32-vjeçar, duke e qëlluar atë në kokë 8 herë, dhe më pas u largua.

Raportet e para nga mediat greke tregojnë se viktima është sulmuar edhe herë tjetër në të kaluarën dhe se ai ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe në vrasje dhe pastrim parash.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga