LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ekzekutuan duke pirë kafe/ Shqiptari pjesë e bandave kriminale, i përfshirë në vrasje dhe 10 plagosje

30 Maj 2021, 20:27, Kronika CNA
E ekzekutuan duke pirë kafe/ Shqiptari pjesë e bandave kriminale, i

Një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si  si Aris Papas u ekzekutua pasditen e sotme në qendër të Athinës.

Viktima mori tetë plumba në trup, që rezultuan fatale për të.

Sipas mediave greke, mësohet se viktima u kishte shpëtuar tre atentateve më parë në Greqi dhe lëvizte me anti-plumb duke iu trembur hakmarrjes së mundshme për larje hesapesh.

Atentati i fundit është kryer më 26 shkurt të këtij viti.

Mediat greke shkruajnë se Papas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas mediave greke:
Vrasja në 2008 në Keratsini
Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë.

 

Lajmet e fundit nga