LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voltana Ademi i bën kërkesën e papritur Ministrisë së Shëndetësisë

29 Maj 2021, 14:31, Aktualitet CNA
Voltana Ademi i bën kërkesën e papritur Ministrisë së

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkon që të lejohet në stadiume, pjesëmarrja e 30 % të tifozëve.

Kjo kërkesë e Ademit vjen në kuadër të Kupës së Shqipërisë, ku të hënë  do të luhet në stadiumin Air Albania, ndeshja mes ndërmjet Vllaznisë dhe Skënderbeut.

“Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin ?Air Albania? ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit ?Air Albania?!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga