LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë jap dorëheqjen”/ Basha justifikon dështimin para demokratëve

29 Maj 2021, 11:11, Politikë CNA
“Unë jap dorëheqjen”/ Basha justifikon dështimin para

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të tentojë të justifikojë dështimin e tij para demokratëve.

Basha vijon ta cilësojë 25 prillin si një masakër zgjedhore, me qëllimin e vetëm që të mos japë dorëheqjen dhe të vijojë të qëndrojë në karrigen e kryetarit të PD-së.

Edhe sot, gjatë një takimi që ka zhvilluar me demokratët në Mat, Basha është shprehur se nëse 25 prilli nuk do ishte masakër zgjedhore, ai do jepte dorëheqjen.

?Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: ?Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.? Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.?-tha Basha.

Në fakt, ajo që ka ndodhur në 25 prill, është se PD humbi sërish nën drejtimin e Lulzim Bashës, i cili deri tani nuk ka nxjerrë asnjë provë për të vërtetuar të kundërten. Por, Basha e cilëson si masakër zgjedhore, që të ruajë karrigen e kryetarit.

Lulzim Basha thotë se u fut në zgjedhjet e 25 prillit në kushte jo të barabarta, po ai vetë pse nuk e jep dorëheqjen, dhe të garojë për kreun e PD, si i barbartë?

Pse imponohet dhunshem e justifikohet?

Ka vetëm një përgjigje për tezat bajate të kreut të Republikës së re. Rama si ka fituar zgjedhjet, por i humbi Lulzim Basha me aktet e sjelljet e tij politike.

Basha është aq frikacak sa nuk jep dorhëqjen që të garoje si i barabartë, jo ta japë për të njohur dështimin e tij. Basha vetem të humbë e të justifikohet di, dorëheqjen se njeh në fakt se nuk e lë as kunati me gruan, thonë në PD./CNA.al

Lajmet e fundit nga