LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditësë/ Kinezët prodhuan dhe më pas u përpoqën të mbulojnë gjurmët e Covid-19

29 Maj 2021, 10:47, Kosova & Bota CNA
Tronditësë/ Kinezët prodhuan dhe më pas u përpoqën

Sipas një hulumtimi, origjina e koronavirusit nuk është natyrore por është krijuar nga shkencëtarët kinezë të cilët më pas u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre. Në bazë të dhënave, të një raporti prej 22 faqe të profesorit britanik Angus Dalgleish dhe shkencëtarit norvegjez Birger Sørensen, i cili do të botohet në një revistë shkencore, koronavirusi  është krijuar nga shkencëtarët kinezë  të cilët eksperimentuan më një virus që zbuluan te një lakuriq nate.

Sipas gazetës britanike, shkencëtarët kinezë më pas u përpoqën  të mbulonin këtë fakt duke theksuar se origjina e virusit ishte nga lakuriqët  e natës. Gjithashtu sipas studimit, shkencëtarët kinezë që kanë kërkuar të ndajnë këtë informacion me pjesën tjetër të botës janë zhdukur.

Por kohët e fundit, shumica e ekspertëve kanë deklaruar se virusi kishte origjinë natyrore, madje Anthony Fauci, zbuloi se SHBA ka financuar Institutin e Virologjisë Wuhan me 600,000 dollarë për një periudhë prej 5 vitesh për të studiuar nëse koronavirusët e zbuluar te lakuriqët e natës mund të infektojnë njerëzit, raporton abcnews.al

Sipas shkencëtarëve, në përpjekjen e tyre për të analizuar koronavirusin për të përgatitur një vaksinë të sigurt dhe efektive, ata identifikuan ?gjurmët e gishtave? që, siç pretendojnë, tregojnë se virusi ka dalë nga një laborator. Ata madje thonë se u përpoqën të botonin gjetjet e tyre, por nuk mundën pasi shumë revista shkencore besonin se origjina e covid ishte natyrore.

?Edhe kur ish-shefi i inteligjencës britanike (MI6) Sir Richard Dearlove foli publikisht duke thënë se teoria e shkencëtarëve duhet të hetohet, kjo ide nuk u mor parasysh,? raportoi gazeta britanike.

Sipas Daily Mail, gjithnjë e më shumë shkencëtarë dhe politikanë po shqyrtojnë mundësinë që virusi ka ?shpëtuar? nga laborator në Wuhan, Kinë, raporton abcnews.al

 

Instituti i Virologjisë Wuhan është rikthyer sërish në vëmendje për shkak të një raporti të The Wall Street Journal, sipas të cilit tre punëtorë u shtruan në spital në nëntor 2019 me simptoma të koronavirusit, një muaj para publikimit të shifrave zyrtare të infeksionit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-së Joe Biden kërkoi nga shërbimet e inteligjencës të vendit të hetonin origjinën e virusit. Në raportin me 22 faqe, të dy shkencëtarët kanë përshkruar hulumtimin e tyre në eksperimentet e kryera në Institutin e Virologjisë Wuhan midis 2002 dhe 2019 dhe pretendojnë se shkencëtarët kinezë, disa prej të cilëve madje bashkëpunuan me universitetet amerikane kanë gjetur mjetet për të krijuar virusin.

Pjesa më e madhe e punës u përqendrua në hetimin e diskutueshëm ?Gain Research? ? i cili u ndalua në Shtetet e Bashkuara nën administratën e Obamës. Në këtë proces, shkencëtarët përpiqen të modifikojnë viruset që gjenden në natyrë, duke i bërë ato më ngjitëse, në mënyrë që ata të mund të riprodhohen në qelizat njerëzore në një laborator, duke kuptuar më mirë efektin e tyre te

njerëzit.

Sipas shkencëtarëve, një nga faktet kryesore për origjinën laboratorike të virusit ishin një sërë aminoacidesh që janë zbuluar te SARS-Cov-2. Duke folur për DailyMail profesori norvegjez i virologjisë Sørensen tha se të gjitha aminoacidet kanë një ngarkesë pozitive, e cila bën që virusi të ngjitet në qelizat njerëzore si një magnet. ?Po ligjet e fizikës thonë që nuk mund të kesh katër aminoacide pozitive njëra pas tjetrës në radhë.? E vetmja mënyrë për ta arritur këtë është në mënyrë artificiale”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga