LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim me tritol në një apartament në Lushnje/ Policia jep detaje

29 Maj 2021, 06:03, Aktualitet CNA
Shpërthim me tritol në një apartament në Lushnje/ Policia

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Gafurr Muço, rreth orës 02:35, ku sipas nga policia mësohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në katin e parë të një pallati parafabrikate.

Eksplozivi ishte vendosur në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit me iniciale B.Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga