LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riniani tregon ofertat e çmendura nga dy amerikane/ "Kërkonin të bënim fëmijë bashkë"

29 Maj 2021, 08:37, Lifestyle CNA
Riniani tregon ofertat e çmendura nga dy amerikane/ "Kërkonin

Rinian Leka ishte një nga konkurrentët e Përputhen që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut si për pamjen ashtu edhe për sjelljen e tij.

Ai pati një afrimitet shumë të madh me Ana Kaurin por që nuk përfundoi në lidhje pasi Ana u largua nga emisioni dhe ai nuk pranoi ta vazhdonte njohjen me të jashtë programit.

Së fundi i ftuar në emisionin e Ester Bylykut, Glamour Zone, Riniani ka rrëfyer se k apatur ngacmime nga vajza jashtë emisionit. Ai tregon se dy vajza amerikane i kishin ofruar para në mënyrë që të bënin fëmijë bashkë.

?Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë?, u shpreh Riniani.

Pak ditë më parë ai zbuloi se ishte në një lidhje dashurie dhe së fundi ka bërë publik dhe imazhin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

?Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ?Për?puthen?, as me shoëbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin?, rrëfeu ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga