LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përse duhet akoma Lulzim Basha në krye të PD-së?!

29 Maj 2021, 09:03, Politikë CNA

Partia Demokratike ka hyrë në një garë, pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. Një garë e shpejtë, e beftë, me katër emra, ku tre prej tyre garojnë për herë të parë dhe Lulzim Basha për herë të tretë.

Basha është kryetari aktual i PD-së, i cili edhe pse humbet rikandidon, duke shpallur beteja, aleanca, luftëra imagjinare, ëndërron për mos dorëzim, për fitore, e të tjera si këto.

Në fakt humbësi si rregull kudo në Europë dhe botë dorëhiqet, vetëm diktatorët qëndrojnë në detyrë.

Por, le të shikojmë përse na duhet Lulzim Basha në krye të PD-së.

Lulzim Basha na duhet në krye të PD-së që në zgjedhjet e ardhshme lokale, PD-ja të humbë. Kjo është e sigurtë. Nëse PD-ja do të vazhdojë këtë sjellje politike dhe Luli do jetë në krye të partisë, zgjedhjet lokale janë të humbura në tavolinë, që në këtë moment që flasim. Dhe kjo jo vetëm për pasojat e tij, por për pasojë edhe të një tjetër vendimi të marrë prej tij, refuzimi që i bëri pjesëmarrjes në Reformën Administrative, që e bënë socialistët, të cilët ofruan konsensusin e tyre, por Basha e bojkotoi. Pas këtij bojkoti erdhën një palë zgjedhje, të cilat Lulzim Basha i humbi në mënyrë spektakolare.

Na duhet Lulzim Basha për t?u përplasur me ndërkombëtarët dhe për t?u thënë atyre se të gjitha po i bën Sali Berisha dhe për t?i lënë këtij të fundit çdo faturë. Por, nuk do të ketë më mundësi ta bëjë këtë.

Kështu ndodhi me Reformën në Drejtësi, kështu ndodhi me çadrën, kështu ndodhi me djegien e mandative, kështu ndodhi me bojkotin e zgjedhjeve lokale në 2019 dhe kështu po ndodh edhe me mos njohjen që po iu bën zgjedhjeve të 25 prillit, në mënyrë qesharake. Nga njëra anë thotë se nuk i njeh zgjedhjet dhe nga ana tjetër vrapon të hyjë në parlament. Çka tregon se humbja është pranuar.

Na duhet Lulzim Basha që të humbë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është e garantuar. Me të në krye, ai nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do garantojë jetëgjatësinë e pushtetit të Edi Ramës.

Ndoshta shpreson se pas 12 vitesh, Edi Rama do ta ketë më të vështirë, do të duhet të largohet dhe ky do të jetë alternativa.

Por, për sa kohë alternativa përballë Edi Ramës të jetë një emër si ai i Lulzim Bashës që është refuzuar sistematikisht nga shqiptarët, fitore për PD-në nuk ka. Kush e mendon ndryshe duhet të analizojë thjeshtë dhe vetëm faktet.

Lulzim Basha e mundi Edi Ramën kur ai garoi për herë të katërt për kryeqytetin. Dhe në fund të numërimit, Rama kishte 11 vota më shumë. Dhe ishte rinumërimi i kutive të gabuara, që i dha një rezultat avatantazhues kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Ishte ndërhyrja e fortë e Berishës që përmbysi gjithçka. Fakti është se Lulzim Basha kandidoi për herë të katërt dhe drejt e drejt nuk e mundi dot, edhe pse kishte aleate LSI-në. Pra, PD-ja ishte me një forcë tjetër, të majtë.

Më tej, Lulzim Basha në çdo palë zgjedhje e ka treguar se PD-ja ka rrudhje dhe rënie të pandalshme. Këtë herë fshihet pas 630 mijë votave, por ka një fakt. Brenda këtyre votave janë ndoshta më shumë se 100 mijë vota të aleatëve, të PDIU-së, të PBDNJ-së, të PAA, të Partisë Republikane dhe aleatëve pa fund që kishte në lista. Pa përjashtuar këtu edhe emra të veçantë, të cilët morën vota personale.

Pra, në qoftë se do të hiqnim votat e aleatëve dhe të analizojmë diferencën të majtë me të djathtë, ajo është më e thellë se në vitin 2013, kur PD dilte në opozitë. Dhe sot, pra në 2021, PD-ja ka më pak vota se ditën kur la pushtetin në 2013, pas tetë vitesh qeverisje.

Patjetër që na duhet Lulzim Basha. Na duhet për të treguar se ai di të bëjë një parti familjare dhe për të na treguar sesi mund të përdoret kjo e fundit për interesa krejtësisht klienteliste dhe korruptive. Faktet flasin vetë.

Tradhëtia ndaj djemve të Kukësit në Rrugën e Kombit. Pikërisht pasi tradhëtoi, Lulzim Basha përfitoi. Ai mori zyrat e reja të kunatit të tij, pikërisht në ambientet e afruara nga oligarku që kishte fituar koncesionin.

Tradhëtitë e tjera janë në Unazë, tek Teatri. Tek ky i fundit tha se do të qëndronte atje ditë e natë, do të rrinte zgjuar, por shkoi dhe fjeti dhe natën Teatri u shemb.

Pra, kauzat e humbura dhe tradhëtitë e Lulzim Bashës nuk kanë të sosur. Prandaj dhe na duhet në krye të PD-së edhe katër vite, për t?i dhënë socialistëve dhe Edi Ramës edhe tetë vite të tjera pushtet. Kështu siç e ka nisur patjetër që na duhet.

Por, nuk iu duhet demokratëve, nuk iu duhet shqiptarëve Lulzim Basha në krye të PD-së. Për një mijë e një arsye, i duhet Edi Ramës.

Përmendëm shumë pak më lart. Mund të thonim edhe më shumë. Por, mjafton të shikojmë realitetin, faktin që Lulzim Basha nuk e lëshon karrigen e kryetarit të PD-së në opozitë, rikandidon me shpresën se mund të fitojë, megjithëse është refuzuar masivisht, për të thënë të gjitha. Pra, se Basha nuk është në krye të PD-së për të fituar, por duhet të qëndrojë në krye të partisë, për të humbur.

Mjafton që ai të marrë hisen e tij, pazarin e tij dhe të shtojë pasurinë e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga