LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk paraqitën asnjë provë/ Malltezi padit për shpifje Top Channel

29 Maj 2021, 17:02, Aktualitet CNA
Nuk paraqitën asnjë provë/ Malltezi padit për shpifje Top

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi ka paditur në gjykatë për shpifje televizionin Top-Channel, ku ky i fundit nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar akuzat në drejtim të familjes Malltezi.

Malltezi shkruan se ka mbi dy muaj ka që paditur ?Top Incenerator TV për shpifje pasi në një emision shërbim ndaj Ramës duke dashur të më sulmojë mua ka shpifur në mënyrë të përsëritur disa herë?.

Postimi i plotë i Jamabër Malltezit:

Top inceneratori pranon se nuk ka asnje prove: riciklim shpifjesh me qellim te krijoje rreth vicioz. Ka mbi 2 muaj qe kam paditur Top Incenerator TV per shpifje pasi ne nje emision sherbim ndaj Rames duke dashur te me sulmoje mua ka shpifur ne menyre te perseritur disa here.

Pasi qe gjykata e njoftoi per padine, Topi ka paraqitur ne gjykate se eshte bazuar tek (1) shpifjet e Tualetit (qe gjithsesi ngaqe eshte denuar-falur se kinse ?Liri shprehje? e vijojme ne gjykate te larte per shpifjen e para 9 viteve, tani fshihet me shprehen qe ?duhet te hetohet?), dhe (2) emisionin e Bolinos qe ndonese i kam kapur 8 shpifje (dhe e kam ne gjyq per shpifje qysh prej 3 muajsh), gjithsesi perdori fjale dinake (tipit ?eshte e dyshimte?) por nuk guxoi te thoshte qe eshte ?toke e vjedhur? sic tha Top Inceneratori qe po perlan 2.1 milion euro nga parate publike te Shqiptareve qe gjoja ishin caktuar per inceneratoret.

Gjynah i madh te shohesh degjenerimin e nje TV Kombetar qe nga lider i lajmeve eshte kthyer ne sherbim lepirje per Ramen dhe kobure me pagese ndaj kundershtareve te Edi Rames. Perballje me palacot, me hajdutet e parave publike, me lepiresit e Rames e Soros./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga