LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani thirrje drejtuesve të PD/ “Tregohuni mendje ftohtë për të projektuar partinë pas 2025”

29 Maj 2021, 16:32, Politikë CNA
Nishani thirrje drejtuesve të PD/ “Tregohuni mendje ftohtë

Ish presidenti Bujar Nishani dhe kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarësinë e PD në qytetin e Korçës.

Nga atje Nishani ju bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe drejtuesve të PD që të lenë mënjanë emocionet dhe të tregohen mendje ftohtë për të projektuar PD në vitin 2025.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama këto katër vite të tjera që do të jetë në qeveri nuk do të ndryshojë sjelljen si me demokratët edhe me popullin shqiptar.

?4 vite të tjera do kemi Edi Ramën këtu ku është. Ai nuk do ndryshojë sjellje ndaj Shqipërisë, shoqërisë dhe demokratëve.  Ne kemi përgjegjësi tek vetja jonë. PD ka 600 mijë votues, ka shumë pak anëtarë por ne kemi një përgjegjësi ekstra.

Unë ftoj anëtarët dhe drejtuesit e PD që përtej emocionit të tregohemi mëndje ftohtë për të projektuar se si do jetë Partia Demokratike pas 2025.

Sot projektohet PD e vitit 2025. Dhe kjo parti nuk mund të jetë më me strukturën që ka pasur në 2015. Kemi ardhur duke e rrudhur PD , duke e larguar nga qyteti?, u shpreh Nishani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga