Connect with Us

Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, pritet të bashkëpunojë me artistë shqiptarë

Showbizz

Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, pritet të bashkëpunojë me artistë shqiptarë

Publikuar

-

Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, pritet të bashkëpunojë me artistë shqiptarë

Gjon Muharremaj, i njohur në botën e artit me emrin Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, ku arriti të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u rendit i treti.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Gjoni tha se Eurovision ishte për të një eksperiencë shumë e bukur, nga e cila ka marrë shumë mësime.

Gjon Muharremaj tha se ndihet krenar për faktin që është rritur në gjirin e disa kulturave, duke përmendur kulturën shqiptare, kosovare dhe zvicerane.

“Ndihem si një puzzle i madh që kam pjesë nga çdo vend, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër dhe jam shumë krenar që këto vende nuk më kanë harruar”, u shpreh ai.

I lindur në Zvicër, Gjoni e ka mësuar gjuhën shqipe me ndihmën e së ëmës, por edhe vullnetit për të eksploruar atë gjuhë që Gjoni thotë se e ka mahnitur.

“Unë kam lindur në Zvicër dhe aty e kam mësuar gjuhën shqipen. Gjuha shqipe më ka mahnitur, doja ta mësoja. E kam mësuar me mamin por edhe alfabetin e kam mësuar vetë, me anë të internetit”.

Gjon Muharremaj tha se do të zhvillojë një koncert në Shqipëri, mirëpo ende nuk është përcaktuar data.

“Koncert në Shqipëri do të bëj. E kisha të planifikuar një në Krujë i cili u anulua për shkak të COVID-19. Është e sigurt se do bëj koncert këtu, pasi më mbështesin njerëzit”, tha Gjoni.

Mirëpo marrëdhënia artistike me Shqipërinë nuk do të kufizohet vetëm në një apo disa koncerte, pasi Gjoni tha se gjasat janë që ai të bashkëpunojë me disa artistë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, mirëpo preferoi të mos japë shumë të dhëna pa u realizuar ende projekti.

LEXO EDHE:  Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

“Jam në bisedime për bashkëpunime me këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova, por kur të bëhen serioze mund t’i prezantoj”, u shpreh Gjon Muharremaj.

Ai nuk la pa përmendur edhe Anxhela Peristerin, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2021. Gjon Muharremaj tha për Anxhela Peristerin se e vlerëson jo vetëm si artiste, por edhe si njeri, pasi gjatë Eurovision kanë ndarë momente përkrahëse me njëri-tjetrin.

“Performanca e Anxhela Peristerit ishte e shkëlqyer. Ka plot këngëtarë që këndojnë mirë, por gjëja më e rëndësishme është si je si njeri. Dhe Anxhela është njeri i mirë se më dha kohë, kur kemi pasur dyshime, kemi folur dhe i kemi dhënë shumë energji njëri-tjetrit për ta kaluar sa më mirë Eurovision”, u shpreh Gjon Muharremaj.

Artisti me origjinë shqiptare foli edhe mbi projektin e tij të ri, ku tha se po nënshkruan një kontratë me një kompani diskografike në Francë, për të filluar punën me një album muzikor që pritet të dalë në treg nga qershori i vitit 2022.

“Jam duke punuar për një projekt, jam duke nënshkruar një shtëpi diskografike në Paris dhe do të shkoj të jetoj dhe të punoj atje. Pritet një album sa më shpejt, nga qershori i viti tjetër”, u shpreh Gjon Muharremaj./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Prej kohësh ka qëndruar larg ekranit/ Elita zbulon se kur do të rikthehet në televizion

Publikuar

-

Nga

Prej një kohe të gjatë nuk e kemi parë në ekran moderatoren Elita Rudi.

Rudi është distancuar paksa nga bota e televizionit pasi ëstë marrë me kujdesin e fëmijëve të saj, Zëri dhe Bota.

Duke qenë se të gjithë fansat e saj janë kuriozë të dinë se kur do të rikthehet Elita në ekran jo e ka treguar këtë përmes një bisede virtuale.

LEXO EDHE:  Rama i vë kusht Bashës/ Jam i gatshëm të bashkëpunoj nëse ndahesh nga Meta dhe Berisha

LEXO EDHE:  “Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

moderatorja ka treguar se në shtator do t’i rikthehet ekranit duke mos zbuluar asnjë detaj rreth projektit që do të drejtojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nuk u bë as gjyshe”/ Reperja shqiptare përlotet teksa flet për ndarjen nga jeta të nënës së saj

Publikuar

-

Nga

Reperja Melinda Ademi ka folur për herë të parë për nënën e saj të ndjerë e cila ndërroi jetë pak muaj më parë, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Mes lotësh ajo rrëfeu se e ëma luftoi për 6 vjet radhdazi me sëmundjen e saj dhe në fund nuk mundi t’ia dilte.

Ka luftu shumë me kan prezente, dhe jam shumë e lumtur që ka mujt me m’pa me performu, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë. U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shkuar dhe nuk ka dasht. Ka dasht me nejt, me na pa tu u rrit dhe as nuk u bo gjyshe, shkoi shumë herët 50 vjeç. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkrume ashtu“, tregoi mes lotësh reperja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Djali i nënës”/ Një tjetër aktor i famshëm i serialeve turke me origjinë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur i serialit më të ndjekur të momentit “Nehir”, Burak Yoruk  ka zbuluar se është me origjinë shqiptare.

Djaloshi simpatik pak minuta më parë ka publikuar një foto ku krahas saj shkruan në shqip “Djali i nënës”.

Kështu Burak ka treguar se nëna e tij është me origjinë shqiptare dhe ai ka vendosur ta ndajë këtë fakt me të gjithë ndjekësit e tij.

LEXO EDHE:  Rama i vë kusht Bashës/ Jam i gatshëm të bashkëpunoj nëse ndahesh nga Meta dhe Berisha

LEXO EDHE:  Takimi i artistëve me ministren Kumbaro/ Shehu: Keqardhje...

Kujtojmë se Burak ka në numër të madh rolesh në serialet turke, ku ka luajtur përkrah Alina Boz, ose siç njihet ndryshe Hazall i “Fate të kryqëzuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE