LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora Zemani e thotë hapur/ Këta dy djem janë të preferuarit e saj në Përputhen  

29 Maj 2021, 11:17, Lifestyle CNA
Bora Zemani e thotë hapur/ Këta dy djem janë të preferuarit

Bora Zemani është një nga moderatoret më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Ajo është komentuar shumë për prezantimin e saj në Përputhen, ku shpesh ka qenë e detyruar të ngrejë dhe zërin konkurrentëve për shkak të situatave që kanë ndodhur.

Por duke qenë se emisioni ka zgjatur për kaq shumë muaj, edhe Bora ka të preferuarit e saj në këtë emision.

E ftuar në emisionin ?Prive?, ajo ka treguar se kush janë dy djemtë më të preferuar që ka patur në Përputhen.

Unë nuk do doja të flisja për të preferuar sepse ndoshta tingëllon pak keq të bësh diferencime. Megjithatë, njerëz jemi dhe në fund fare do veçoja Fationin, për një arsye në fakt, sepse ka qenë personi që i kam bërtitur më shumë në këtë studio.

Nga krahu tjetër kemi patur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë edhe shumë korrekte me njëri-tjetrin. Tjetër Mevlanin, do ta thoja se s’bën, edhe Mevlanin se është një nga djemtë që ka qenë më gjatë pjesë e programit. Ishte bërë pjesë e familjes. Nga gocat mos më pyet fare se nuk bëj diferencime, i dua të gjitha shumë”, u shpreh ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga