LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët duhet të çlirohen nga ky makth”/ Basha nuk iu ndahet “betejave”

28 Maj 2021, 13:14, Politikë CNA
“Shqiptarët duhet të çlirohen nga ky makth”/ Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të flasë për ?beteja? në të gjitha takimet që po zhvillon në degët e PD-së, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit.

Basha, në një takim me demokratët në Vlorë, ka vijuar fushatën, duke kërkuar që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit.

?Kërkesa ime e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë është të vazhdojmë së bashku dhe ta cojmë së bashku deri në fund betejën për ndryshim. Ta vazhdojmë betejën së bashku, duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi dhe shqiptarët të çlirohen nga ky makth.

Kundërshtari ynë do që mos vazhdojmë së bashku, që mos vazhdojmë atë që kemi nisur. Por, unë kërkoj të dalim më të bashkuar nga ky proces, mos i japim mundësi kundërshtarit ta përdorin këtë proces si një vegël kundër nesh?-tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga