LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisma e PS për shkarkimin e Metës/ Çuni i Fahri Balliut i del në mbrojtje: Presidenti ka të drejtë të mbrojë votën

28 Maj 2021, 16:41, Politikë CNA
Nisma e PS për shkarkimin e Metës/ Çuni i Fahri Balliut i del

Komisioni hetimor miratoi ditën e sotme raportin e veprimtarisë së tyre.

Sipas këtij raporti, Presidenti Meta duhet shkarkuar nga detyra, sepse gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit shkeli rëndë Kushtetutën me një deklaratash dhe veprimesh.

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, shprehet se është e drejta e Presidentit që të mbrojë votë, teksa shton se e gjitha kjo po bëhet për të mos diskutuar  sipas tij masakrën elektorale të 25 prillit.

“Deklaratat publike të Presidentit ka qenë se kush prek votën e lirë duhet të dënohet. Këtu në Shqipëri regjimi kërkon të dënojë këdo që del kundër vjedhjes së votës dhe të promovojë çdo njeri që vjedh votën. Është absurd të thuash se ka shkelur Kushtetutën se ka mbrojtur votën. Mbi të gjitha është detyrë  e Presidentit të flasë për mbrojtjen e votës. Presidenti i Republikës është institucioni më i lartë i shtetit.  E gjithë kjo farsë po ndodh për të mos diskutuar për masakrën Kriminale antikushtetuese që ka bërë Edi Rama më 25 prilli, ku kutitë e votimit u mbushën nga krimi për të mbajtur krimin në pushtet?, tha ai për Ora News./CNA.al

Lajmet e fundit nga