LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivonte plantacion me kanabis në Angli/ Prokuroria i sekuestron pasurinë në Tiranë 31-vjeçarit

28 Maj 2021, 08:09, Aktualitet CNA
Kultivonte plantacion me kanabis në Angli/ Prokuroria i sekuestron

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 500 mijë dollarë pasuri, 31 vjeçarit Vasil Duraku.

Duraku është arrestuar në Angli, ku dhe po vuan dënimin. Ai është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

31 vjeçari u kap në Angli pasi kishte kulktivuar një plantacion me kanabis, që e prodhonte në sera dhe e tregtonte.

Duke dyshuar se pasuria e Durakut në Shqipëri ka ardhur nga veprimtaria e trafikut të drogës, prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë.

Në banesën e tij në Tiranë, u sekuestua një shumë prej 363,000 paund britanikë dhe pasuri të palujtshme që përfshin një njësi tregtare, dy apartamente dhe një garazh.

Sekuestrimi i pasurive të Vasil Durakut u bë gjatë operacionit të koduar ?Plantacioni?. Ndërkohë që vijon puna për të zbuluar asetet e tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t?i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga