Connect with Us

Foto-Artan Hoxha jep alarmin/ Ky njeri është futur për të vrarë, duhet kapur  

Kronika

Foto-Artan Hoxha jep alarmin/ Ky njeri është futur për të vrarë, duhet kapur  

Publikuar

-

/
Foto-Artan Hoxha jep alarmin/ Ky njeri është futur për të vrarë, duhet kapur  

Gazetari Artan Hoxha ndërsa ka folur në lidhje me vrasjen e Everes Çakës disa ditë më parë në Elbasan, ka dhënë detaje edhe në lidhje me vrasësin e tij.

Nga studio e Abc News, Artan Hoxha deklaroi se autori është vrasës me pagesë, i cili duhet patjetër të nxirret nga qarkullimi, para se të marrë të tjera jetë njerëzish.

“Autori është vrasës me pagesë. Mund të marrë jetë të tjera njerëzish. Duhet kapur, ai është futur për të vrarë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon se për çfarë bën fjalë videoja për të cilën paralajmëroi Ramën

Vrasjen ata e kanë punë. Nuk bëjnë vrasjen e të ikin. Personazhe të tilla duhen nxjerrë nga qarkullimi”-tha Artan Hoxha.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një foto të vrasësit të dyshuar, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë në një pikë karburanti, pas ekzekutimit të Everest Çakës./CNA.al

Artan Hoxha publikon foton e vrasësit të Everest Çakës/ Gabimi që i mori jetën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin/ Dosja drejt SPAK, zyrtarët e përfshirë

Publikuar

-

Nga

cna neës, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha.

Sipas gazetarit të Report tv, Arsen Rusta për shkak të funksionit që kanë pasur Basha dhe Berisha më 21  janar, Prokuroria e Tiranës po shqyrton kërkesën e familjareve dhe pritet të rikthejë dosjen për veprime të mëtejshme dhe marrjen e dëshmive të ish kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Pak ditë më parë drejt Italisë u dërgua dhe letërporosia për ekzaminimin e predhës që vrau Aleks Nikën.

Deklaratat e Berishës dhe Bashës

Krimi i pandëshkuar i 21 Janarit përplasi pak kohë më parë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e tij të Brendshëm më 21 janar 2011, Lulzim Bashën.

Më 13 dhjetor të vitit 2021, Lulzim Basha dha sinjalin e parë të reflektimit dhe të ndryshimit të qëndrimit për 21 Janarin, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë Sali Berishën për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Duke komentuar sulmet e Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, Basha hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar 2011. Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, tha Basha, duke akuzuar Berishën për krimin.

Deklarata u lexua si një mesazh dhe paralajmërim i Bashës për të rrëfyer në SPAK detajet e krimit të 21 Janarit, pengimin e drejtësisë, manipulimin e pronave, sajimin e puçit etj, nga Sali Berisha.



Mesazhit të Bashës për 21 Janarin, Berisha u përgjigj duke pohuar se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve.

“Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ’97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën”, ka pohuar Berisha.

Si nisi e ngjarja?

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Artan Hoxha plas “bombën”

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon atentatet e ngjashme me atë të vëllezërve Haxhia/ "Nuk i janë zbuluar autorët"

E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.-raporton shqiptarja.com.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 24 vite burg në Itali si pjesë e një grupi kriminal/ Arrestohet në durrës 48-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Në pranga ka rënë shtetasi Saimir Gjepali, banues në Shijak. Ky i fundit është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:



LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon se për çfarë bën fjalë videoja për të cilën paralajmëroi Ramën

LEXO EDHE:  Dosja “Xhafaj”/ Artan Hoxha: Rama po i bën presion drejtësisë

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika/ Plagosen dy të rinj  

Publikuar

-

Nga

Një konflikt mes dy personazh është regjistruar sot në Berat.

Artur Gjata dhe Ervis Kanani raportohet se janë përleshur njëri me tjetrin dhe për pasojë kanë marrë edhe plagë në trup, pasi kanë përdodur mjete prerëse.



Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dy personat e përfshirë në konflikt janë transportuar për mjekim në spitalin e Beratit./CNA.al

LEXO TE PLOTE