LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është momenti i duhur”/ Vëllezërit korçarë japin mesazhin domethënës

28 Maj 2021, 14:56, Lifestyle CNA
“Është momenti i duhur”/ Vëllezërit

Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gena, në ditën e të dashuruarve sollën hitin e tyre ?I kam vënë kapak.?

Kënga rezultoi një sukses i vërtetë, pasi pas publikimit të saj ka grumbulluar plot 1.7 milionë klikime në Youtube.

Pas një periudhe shumë të vështirë, për shkak të pandemisë, kufizimeve është momenti që në këtë sezon veror t?iu shoqërojnë edhe një herë tingujt e këngës ?I kam vënë kapak?.

Ata përcjellin mesazhin domethënës për të gjithë ndjekësit e tyre duke thënë se jeta vazhdon dhe se janë aty për ta për tu dhuruar sado pak gëzim me projektet e tyre muzikore.

?I kam vënë kapak? ?

Me duket se është momenti ta dëgjojmë dhe shpërndajmë këtë super bashkëpunim me muzikë të hareshme dhe gëzim.

Kohë të vështira kaluam për një vit e tre muaj!

Gati – gati të gjithë u prekëm nga Covidi dhe kush më lehtë dhe dikush më vështirë e kaluam..! Patëm edhe humbje të shumta jetësh! Por, jeta vazhdon dhe ne mundohemi të shpërndajmë gëzim tek ju dhe familjet tuaja.

Shëndet e të mira ju urojmë!?, shkruajnë vëllezërit në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga