LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi i takimeve të Bashës/ Anashkalon themeluesit, ul në rresht të parë fëmijët

28 Maj 2021, 14:17, Politikë CNA
Dështimi i takimeve të Bashës/ Anashkalon themeluesit, ul në

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në Vlorë në kuadër të zgjedhjeve të 13 qershorit.

Ndryshe nga sa mund të pritej, ku në krye të takimit të ishin anëtarët dhe themeluesit e kësaj partie, në sallën ku po zhvillohej aktiviteti në rreshtin e parë ishin ulur vetëm fëmijë.

Të rinjëve të FRPD iu hoq e drejta e votës për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Një gjë të tillë e bëri të ditur kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Jemin Gjana.

Atëherë pyetja që lind është pse rreshti i parë në sallë duhet të jetë vetëm me të rinj dhe jo me themeluesit e PD Vlorë? A thua se fëmijët kanë investuar dhe kanë kontribuuar në krijimin e partisë?

Apo mos ndoshta ka caktuar Edi Rama drejtorët rajonalë të arsimit të mbushin saollat ku Basha zhvilolon takime?

Zhgënjimi që u ka lënë Lulzim Basha demokratëve me humbjet e një pas njëshme ka bërë që takimet e tij të dështojnë dhe asnjë nga demokratët e vërtetë të mos i shkojë në aktivitetet e tij, duke i zëvendësuar me fëmijë për të krijuar imazhin e një prezence të madhe mbështetësish./CNA.al

Lajmet e fundit nga