Connect with Us

BE miraton vaksinën “Pfizer” për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Shëndeti

BE miraton vaksinën “Pfizer” për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Publikuar

-

BE miraton vaksinën “Pfizer” për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Vaksina Pfizer/BioNTech është vaksina e parë kundër COVID-19 që miratohet për përdorim tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç nga Bashkimi Evropian.

Deri më tani, vaksinat kundër COVID-19 kanë qenë në dispozicion vetëm për persona të moshës 16 vjeç e lart.

“Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar sot përdorimin e vaksinës nga Pfizer/BioNTech të quajtur Comirnaty, për adoleshentë nga 12 deri në 15 vjeç,” tha Marco Caveleri, përfaqësues i EMA-s.

“Vaksina ishte e autorizuar për përdorim nga mosha 16 vjeç e lart dhe tani kemi të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt në moshën 12 deri në 15 vjeç”, shtoi ai.

BE nuk është fuqia e parë e madhe perëndimore që lejon të rinjtë të marrin vaksinën. Më parë këtë muaj, Shtetet e Bashkuara miratuan Pfizer/BioNTech për përdorim emergjent në moshat 12 deri në 15 vjeç, ku Administrata e Barnave në atë vend, tha se përfitimet tejkalonin rreziqet e mundshme.

Sidoqoftë, në mes të muajit maj, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendet që tashmë po vaksinojnë të rinjtë duhet të ndalojnë së bëri këtë gjë, pasi ata janë më pak të rrezikuar nga sëmundja.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi mes Arta Markut dhe ambasadores Vlahutin

Ai shtoi se këto doza duhet t’u dhurohen vendeve më të varfra përmes iniciativës së organizatës COVAX, që synon qasje të barabartë në vaksinat COVID-19.

Kompania Moderna gjithashtu pritet të nisë procedurat për aprovimin e përdorimit të vaksinës së saj tek adoleshentët.

Përfundimet e EMA-s tani do t’i kalohen Komisionit Evropian, i cili më pas do të lëshojë një vendim zyrtar që do të zbatohet ligjërisht për të 27 vendet anëtare./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Publikuar

-

Nga

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë me dije se sot nis vaksinimi për grupmosha mbi  moshën 18 vjeç.

Manastirliu iu ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen në mënyrë që të nisin një vit të ri akademik më të sigurt dhe të mbrojtur.

Përmes statsusit, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Trump bën paralajmërimin e fortë, çfarë pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  BE-ja mund të miratojë vaksinën e Pfizer shumë shpejt

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rriten sërish rastet me Covid në Shqipëri/ Ja sa të infektuar janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish rastet me Covid në Shqipëri/ Ja sa të infektuar janë regjistruar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3684 testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45  qytetarë në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Arrin në tre milion numri i njerëzve të infektuar nga Covid-19/ Ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  “Shumë sfida para nesh”/ Kim dhe Soreca takohen para zgjedhjeve. Çfarë u diskutua

Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684

Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

7 farërat e frutave që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj

Publikuar

-

Nga

Frutat janë një nga përbërësit më të mirë për t’u konsumuar. Përveç që janë të shijshme dhe të ëmbla, ato janë gjithashtu të mbushura me një gamë të gjerë të lëndëve ushqyese që janë thelbësore për shëndetin tonë në përgjithësi. Meqenëse fruti punon si një shtresë mbrojtëse për farën, konsumimi i farës ka disa përfitime edhe për shëndetin tonë.

Bright Side ka listuar farërat që duhet të përfshini në rutinën tuaj të të ngrënit për të patur shëndet të mirë fizik dhe mendor.

Farat e shalqirit për lëkurë më të mire

? Farat e shalqinit janë plot me vitaminë C dhe antioksidantë të përdorur kryesisht për të trajtuar aknet dhe për të marrë lëkurë më të mirë në përgjithësi.

Farat e papajes për një sistem tretës të shëndetshëm

Pak e dinë, që farat e papajës janë të pasura me enzimën e njohur si papain, e cila ndihmon në rritjen e aftësive tretëse.

Farat e shegës për humbje peshe

Ky frut i ftohtë përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore për trupin. Farat, nga ana tjetër, janë një dozë e madhe e shëndetit të mirë dhe mund t’ju ​​ndihmojnë të humbni peshë, sipas  specialistëve të humbjes së peshës.

Farat e avokados për shëndetin kardiovaskular

Disa hulumtime kanë vërtetuar se farat e avokados janë një burim i papërdorur dhe janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

LEXO EDHE:  Cipras për bisedime në Moskë, rusët në vend të BE?

LEXO EDHE:  “Shumë sfida para nesh”/ Kim dhe Soreca takohen para zgjedhjeve. Çfarë u diskutua

Farat e portokallit për një nxitje të energjisë

Kur mendoni për një dozë të freskët dhe të ëmbël të shëndetit, portokallet janë gjërat e para që ju vijnë në mendje. Sidoqoftë, farat nuk janë kurrë pjesë e vaktit të pasur me portokall që na pëlqen të shijojmë. Por ajo që ne nuk e dinim është se ato fara mund të përshpejtojnë nivelin e energjisë në trupin tonë.

Farat e dardhës afrikane për dhëmbë të shëndetshëm

Dardha afrikane, ose Dacryodes edulis , është një frut që posedon një sërë vetish medicinale, farmakologjike dhe biologjike që janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut. Nga ana tjetër, farat janë të ngarkuara me sasi të larta të lëndëve ushqyese, përfshirë kalciumin që kontribuon në rritjen dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.

Farat e frutave të pasionit për shëndetin mendor

Fruti i pasionit është një frut i purpurt/i verdhë i artë i njohur për shijen e tij të shijshme dhe përfitimet shëndetësore. Por kush e dinte që farat mund të jenë po aq të dobishme për shëndetin tonë sa frutat? Është vërtetuar se farat e frutave të pasionit janë të pasura me magnez, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelet e tyre të ankthit, sipas një  rishikimi sistematik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE