LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha publikon foton e vrasësit të Everest Çakës/ Gabimi që i mori jetën

28 Maj 2021, 12:06, Kronika CNA
Artan Hoxha publikon foton e vrasësit të Everest Çakës/

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur sot në lidhje me vrasjen e Everest Çakës, disa ditë më parë në Elbasan.

Nga studio e Abc News, Artan Hoxha dhe se Everest Çaka është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, dhe se vrasësi nuk është nga Elbasani.

Po ashtu ai ka publikuar edhe një foto të vrasësit, i cili pas ngjarjes është kapur nga kamerat e sigurisë, në një pikë karburanti.

?Nga hetimet rezulton se vrasja është kryer me pagesë. Vrasësi nuk është nga Elbasani. I kanë krijuar një incident që ai të dalë nga makina. Ka ulur vigjilencën, ka ulur xhamin e makinës dhe i ka shkuar autori afër, i ka zbrazur 15 plumba në trup.

Autori në skenën e krimit ka qënë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, është larguar nga qyteti i Elbasanit dhe pasi ka hequr armën dhe veshjen, që ka pasur kur ka kryer vrasjen, është parë nga kamerat e sigurisë së një karburanti, në aksin që lidh Peqinin me Golemin. Deri aty ka shkuar me taksi dhe aty ka pritur një makinë tjetër për ta marrë.?-tha Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga