Connect with Us

Varianti indian i koronavirusit/ Rakacolli: Në Shqipëri s’kemi kryer analiza laboratorike

Shëndeti

Varianti indian i koronavirusit/ Rakacolli: Në Shqipëri s’kemi kryer analiza laboratorike

Publikuar

-

Varianti indian i koronavirusit/ Rakacolli: Në Shqipëri s’kemi kryer analiza laboratorike

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, është pyetur nëse është hasur në Shqipëri ndonjë variant i mutacionit indian të koronavirusit.

Rakacolli tha se nuk janë kryer ende analiza laboratorike për të vërtetuar nëse ka apo jo variant të virusit indian ose jo.

Ne akoma nuk mund të bëjmë analizën genetike në Shqipëri. ISHP po punon edhe për të realizuar analizën e një sekuence genetike në Shqipëri. Kjo është ende në program. Për momentin për virusin indian nuk janë dërguar mostra për verifikim”, u shpreh ajo, ndërsa foli edhe për lehtësimin e masave.

E pyetur se përse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk doli me një vendim më herët, Rakacolli tha se duhet të bënin një sërë vlerësimesh që të dilnin në një konkluzion.

LEXO EDHE:  “Kam ndihmuar mjekët në Amerikë”/ Pipero: Mjekimi është i njëjtë si në Shqipëri

“Nuk mund të quhet pa kufizime ligjore. Sepse në vlerësime situatash nuk mund të ketë ditë fikse. E kam thënë edhe herë të tjera që ne diskutojmë çdo ditë. Pra na u desh pak më shumë kohë që të arrinim në konkluzion pasi çdo masë ka pasojat e saj”, theksoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Publikuar

-

Nga

Kur mund të jenë shqetësuese simptomat pas vaksinimit?

Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Përveç kësaj, ai tha se nuk kishte përjetuar ndonjë simptomë tjetër si pasojë e imunizimit me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

“Ka qenë dita e parë pak plogështi, përndryshe nuk kam pasur temperaturë”, shpjegon ai.

Plogështia së bashku me disa simptoma të tjera janë ndër shqetësimet kryesore dhe më të shpeshta të personave që marrin vaksinën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Deri më tani, shumica e rasteve të raportuara janë për efekte të lehta anësore si ethe, temperaturë, dhimbje krahu, kokëdhimbje, plogështi”, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera të shëndetit, kanë bërë të ditur se marrja e vaksinave është e sigurt dhe efektet e mundshme anësore nuk e tejkalojnë rrezikun nga mosmarrja e vaksinës, përkatësisht pasojat që mund t’i kenë personat e prekur me COVID-19.

Një qytetare që deshi të qëndrojë anonime, ka treguar se ajo nuk kishte pasur fare simptoma pas vaksinimit ndërsa babai i saj 52-vjeçar e kishte përjetuar më rëndë.

“Lodhje, kokëdhembje. Ka zgjatur disa ditë”, tha ajo.

Në Kosovë, momentalisht jepen vetëm vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, të dyja këto vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe ajo amerikane (FDA).

Aktualisht, në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç, mund të regjistrohen për t’u imunizuar nëpërmjet vaksinimit.

Deri të shtunën në Kosovë janë dhënë mbi 356,000 vaksina. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Cilat mund të jenë efektet më të rënda pas vaksinimit?

Përveç simptomave të lehta që mund të shfaqen te të gjithë njerëzit që e marrin vaksinën kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë ekzistojnë edhe disa efekte anësore më të rënda, të cilat janë ekstremisht të rralla.

“Efektet tjera anësore janë shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqetësimi mund të ekzistojë edhe për ndonjë reaksion të mundshëm alergjik. Sipas Ministrisë, këto efekte anësore janë edhe njëra ndër arsyet kryesore, pse ka pasur ngurrim të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer-it dhe Modernas

Shumë shtete të BE-së kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës AstraZeneca si dhe vaksinës Johnson&Johnson, për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut. Deri më tani, probabiliteti i këtyre rasteve ka qenë katër raste në një milion të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Meta nuk përmbahet ndaj Nazarkos/ S’jam persekutuar si ti zotëri, kam qenë student i shkëlqyer

LEXO EDHE:  Meta nuk përmbahet ndaj Nazarkos/ S’jam persekutuar si ti zotëri, kam qenë student i shkëlqyer

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka thënë se “nga raportet e paraqitura në Komisionin për hulumtimin e efekteve anësore pasvaksinale, nuk ka pasur raporte te mpiksjes së gjakut”.

Momentalisht, nëpër qendra të vaksinimit në vend, është vendosur sistemi i kontrollit ku qytetarët presin disa minuta pas vaksinimit, për t’u siguruar se do të kenë ndihmë mjekësore të menjëhershme, në rast të ndonjë efekti të rëndë apo reaksioni alergjik.

Gjithashtu, qytetarët furnizohen me dokumente ku janë të detajuara përmbajtjet e secilit lloj të vaksinës që jepet në Kosovë dhe ata mund të zgjedhin me cilin lloj do të vaksinohen.

A dallojnë simptomat nga lloji i vaksinës që merret?

Nga monitorimet deri më tani, nuk është vërejtur që simptomat pas marrjes së vaksinës dallojnë nga lloji i vaksinës i cili merret.

“Simptomat eventuale pasvaksinale, janë pothuajse të ngjashme për secilën vaksinë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë bërë të ditur se çdo qendër e vaksinimit, është e pajisur edhe me formularin e raportimit te efekteve anësore eventuale pasvaksinale, të cilat janë të obliguar t’i raportojnë në rast se shfaqen dhe të njëjtat ia përcjellin Komisionit për hulumtimin e efekteve serioze pasvaksinale.

Deri më tani, Ministria ka bërë të ditur se personat e vetëm që duhet shtyrë vaksinimin, janë njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të shërohen.

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer, Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

“Kjo vlen edhe për COVID-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme, mund të marrin vaksinat (p.sh. personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq vaksinimi i shtatzënave, rekomandohet “në rastet kur përfitimet e vaksinimit për shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme”.

Momentalisht, nëpër botë po shpërndahet me shpejtësi varianti i ri COVID-19 i quajtur “Delta”. Vaksinimi masiv po shihet si zgjidhje e vetme për të evituar një valë të re të infektimeve masive me fillimin e sezonit të vjeshtës.

Një studim i ri në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” ka thënë se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit, janë efektive kundër variantit më ngjitës Delta, aq sa janë kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Publikuar

-

Nga

Konfirmimi i variantit ‘Delta’ në Shqipëri/ Alimehmeti qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se nuk ka vend për panik pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri. Gjatë një interviste për Euronews Albania, ia tha se i vetmi shqetësim është transmetueshmëria e lartë dhe për këtë do të pritet dy javë për të parë se do të rriten rastet e reja.

Mjeku Alimhehmeti theksoi se personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19 edhe në rast se infektohen me variantin “Delta” ata nuk shfaqin simptoma të rënda pasi kanë krijuar imunitet natyror. Gjithashtu e njëjta gjë vlen edhe për personat që kanë marrë dy doza të vaksinave kundër virusit.

“Këto dy grupe janë të mbrojtura pasi mund ta kalojnë me efekte të lehta. Duhen dy javë për të kuptuar trajektoren e infektimeve. Kjo javë ka qenë e qëndrueshme me incidencë të ulët. Greqia e ka 292 incidencën për 100 mijë banorë ndërsa ne e kemi 9, shumë më të ulët”, tha epidemiologu.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës/ 18 dhjetor 2020

Sipas z. Alimehmeti vdekjet e shkaktuara nga varianti “Delta” që u përhap nga India, janë shtatë herë më të pakta se sa numri i fataliteteve të shkaktuara nga varianti britanik “Alpha”.

LEXO EDHE:  “Kam ndihmuar mjekët në Amerikë”/ Pipero: Mjekimi është i njëjtë si në Shqipëri

“Të dhënat flasin se vdekshmëria është 0.3% ndërsa me rastin ‘Alfa’ është përllogaritur 2.0%. Vdekshmëria për variantin ‘Delta’ është shtatfish më e ulët duke marrë parasysh terrenin që ka më shumë njerëz qe kanë kaluar dhe vaksinime ka më shumë”, përfundoi mjeku./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata e Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Situata Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4,078  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor, mbetet në nivele të larta

LEXO EDHE:  Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor, mbetet në nivele të larta

Statistika (25 Korrik 2021)
Raste të reja ditore        22
Të shëruar në 24 orë     14
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4078

Testime totale             879,340
Raste pozitive             132,875
Raste të shëruara       130,139
Raste Aktive                       280
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98
Elbasan            30
Kukës                29
Vlorë                26
Lezhë               26
Durrës              18
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               13
Korçë                6
Gjirokastër        3

LEXO TE PLOTE