LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dhunua në spitalin e Fierit/ I riu tregon si dhe kush e nisi sherrin

27 Maj 2021, 19:15, Denoncim CNA
U dhunua në spitalin e Fierit/ I riu tregon si dhe kush e nisi sherrin

Emisioni ?Stop? transmetoi pak ditë më parë rastin e dhunës çnjerëzore të përdorur nga mjekët e Fierit ndaj Ardit Klimës. Ky i fundit u arrestua pasi mjekët pretenduan se ishte 32-vjecari që kishte goditur bluzat e bardha.

Arditi pretendon, se të atit me ishemi cerebrale, nuk i ishte dhënë ndihma e duhur. Në kushtet e debatit me mjekët, këta të fundit e dhunuan dhe e denoncuan Arditin. Por se si qëndronte e vërteta u zbulua përmes një audio-regjistrimi nga momenti i dhunës.  Pasi la qelinë, Ardit Klima dëshmoi për emisionin ?Stop? rrjedhën e ngjarjes. Ai thotë, se mjekë e infermierë e kanë dhunuar ndërsa ai vetëm është vetëmbrojtur.

Gazetari: Ka qenë e vërtetë çfarë është transmetuar apo fshihej diçka tjetër?

Ardit Klima: Ajo është shumë e vërtetë, shumë reale. Është qershia mbi tortë, pika mbi i që ndodhi ajo përplasje pas një muaji e një javë lufte vetëm me babanë kundër të gjithëve.

Gazetari: Ti realisht e ke goditur apo e ke shtyrë?

Ardit Klima: S?ka shanse. Nuk ma lejon edukata njëherë që të veproj fizikisht.

Gazetari: E ke prekur apo jo?

Ardit Klima: Fare! Vetëm me gisht i kam thënë ?Të lutem shko te dhoma e babait, bëj detyrën?. Më thotë ?Dil jashtë ti se në prezencën tënde nuk e bëj detyrën?. Dakord dal unë thashë vetëm të shikoj që po shkon te dhoma babait sepse ishte në korridor ky muhabet. Dhuna fizike ndodhi sepse Enveri në këtë kohë që i them unë shko te babai ishte duke folur me një doktor tjetër. Ai doktor është i hemodinamikës. Enver Halili nuk po i kërkonte ndihmë mjekësore, profesionale se çfarë thoshte, por po i kërkonte ndihmë mafiozllëku. Pozicioni ishte Enveri këtu dhe doktori këtu që ndërhyra unë në mes dhe i thashë të lutem ndërhy se me këtë (mjekun tjetër) nuk kisha punë fare unë. As nuk e njihja. E kisha parë si fytyrë se nuk ka lidhje me babain tim. Sherrin e nisi Ndriçim Kallashi që me forcë më shtyu në dhomë. Enveri merr zemër. Më shtyjnë të dy brenda. Në këtë moment të dy brenda këta s?kishte më se kishte sharje dhe fyerje nga më të rëndat. U ndodha i papërgatitur. Në moment hynë edhe dy infermierët që i njoh si fytyra se emrat nuk ua di sepse janë të Kardiologjisë, nuk kanë lidhje me cerebralen e babait.

Gazetari: Ndërhynë dhe ata?

Ardit Klima: Po, u bënë katër. Unë marr karrigen edhe për të tentuar që ta mbaja para që shkelmat mos t?i haja unë por karrigia. Më neutralizuan për të më shqyer jo për të më rrahur.

Gazetari: Është e vërtetë që ti e ke përplasur kokën në dysheme apo ndoshta diku tjetër siç ka deklaruar doktori?

Ardit Klima: Nuk është e vërtetë.

Gazetari: Ti në gjithë këtë histori e quan veten fajtor në një farë mënyre?

Ardit Klima: Fare!

Gazetari: Po presioni ose urdhrat që ke dhënë herë pas here?

Ardit Klima: Unë nuk jap urdhra. Unë thjesht jam reanimator i babait tim. Ka problem cerebral, thirret neurologu. Ka problem kardiak thirret kardiologu. Ka problem stomaku thirret gastroepatologu.

Gazetari: Të është bërë ekzaminimi mjeko-ligjor?

Ardit Klima: Jo! Më erdhi mjeku-ligjori pas 100 kërkesave të mia. Më tha që ishte në Tiranë dhe nuk e kishin vënë në dijeni.

Gazetari: Zyrtarisht kemi diçka të faktuar zyrtare në raport mjeko-ligjor apo ti vazhdon akoma të kesh këto shenja?

Ardit Klima: Nuk e di çfarë ka bërë Blerimi nga mbrapa, e ka shkruar apo jo, por aty m?u përgjigj si shok.

Arditi deklaroi, se luftën e ka me sistemin e kalbur mjekësor, policor dhe gjyqësor.

Ardit Klima: Unë nuk e kam luftën me doktorin, me gjykatësin, me prokurorin, me avokatin, me asnjë. Unë e kam luftën me sistemin e kalbur mjekësor, sistemin e kalbur policor, sistemin e kalbur gjyqësor. Drejtësi nuk ka se po të kishte nuk do të ndodhte rrahja ime brutale, mbajtja ime katër ditë e katër netë, 96 orë, maksimumi në dhomat e paraburgimit. ?Mbyllja gojën qenit?, mos të flasë, pa komunikim, pa dritë dielli, pa ajër se edhe dritaret ishin të mbyllura dhe shyqyr që m?u la seanca të martën, shumë vonë, por shyqyr dhe dola. Bëra vetë avokatin mbrojtës se nuk kisha asnjë avokat./ tvklan.al

Lajmet e fundit nga