Connect with Us

Toka së shpejti 40 për qind më e nxehtë nga parashikimi

Life Style

Toka së shpejti 40 për qind më e nxehtë nga parashikimi

Publikuar

-

Toka së shpejti 40 për qind më e nxehtë nga parashikimi

Bota do të nxehet aq shumë në pesë vitet e ardhshme saqë ka 40 për qind gjasa që të kapërcejë përkohësisht kufirin e temperaturës që po përpiqet të parandalojë marrëveshja e klimës në Paris.

Një parashikim i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike për vitet e ardhshme parashikon gjithashtu një shans prej 90% që bota të vendosë një tjetër rekord për vitin më të nxehtë deri në fund të vitit 2025 dhe që Atlantiku të vazhdojë të prodhojë uragane që pritet të jenë më të rrezikshëm se ato të kaluarat.

Për këtë vit, meteorologët thonë se sipërfaqe të mëdha toke në Hemisferën Veriore do të jenë 0.8 gradë Celsius më të ngrohta se sa dekadat e fundit dhe se thatësira e Jugperëndimit të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë.

Marrëveshja e e Parisit për klimën e vitit 2015 përcaktoi një objektiv për të mos ta kaluar ngrohjen më shumë se një gradë. Raporti tha se ka një mundësi 40% që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme të jetë 1.5 gradë Celsius më i lartë se kohët para-industriale –më ambiciozi i dy objektivavetë Parisit. Bota tashmë është 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se kohët para-industriale.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 18 nëntor 2020

Vitin e kaluar, i njëjti grup parashikoi një shans prej 20% që një gjë e tillë të ndodhte.

Dyfishimi i gjasave është llogaritur falë përmirësimeve në teknologji që tregojnë se toka “në fakt që tani është më e nxehtë nga sa kishim menduar t”, veçanërisht në rajonet polare, tha Leon Hermanson, një shkencëtar i klimës në Qendrën Met Center të Mbretërisë së Bashkuar i cili ndihmoi për të bërë parashikimin.

“Është një sinjal që duhet të ndërmarrim veprime të forta,” tha zoti Hermanson.

Shkencëtari për klimën në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Michael Mann, i cili nuk ishte mes autorëve të raportit, tha se ai është “pothuajse i sigurt” që bota do të tejkalojë pragun e ngrohjes përrcaktuar në Paris të paktën një herë në vitet e ardhshme. Por ai tha se një ose dy vjet mbi 1.5 gradë Celsius nuk është aq shqetësuese krahasuar me mundësinë që prirja e përgjithshme e temperaturave të qëndrojë mbi atë nivel.

Prof. Mann tha se kjo ndoshta nuk do të ndodhë për dekada me radhë dhe se ende mund të parandalohet./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 25 Shtator 2021

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, lifestyle

Dashi

Mendja juaj po gumëzhin si një bletë e zënë sot. Mbani gjërat të lehta dhe shoqërore. Mos u përfshini shumë në detaje. Ju mund të prireni të shqetësoheni për rezultatet, por e vërteta është se problemet do të zgjidhen mjaft mirë nëse mbani një pamje të qartë të qëllimeve tuaja.

Demi

Ju jeni në krye të botës sot ashtu siç duhet të jeni. Qëndroni të fortë dhe të sigurt. Kjo është një kohë e mrekullueshme për ju, por jo një kohë për t’u përqendruar shumë në një gjë. Sigurohuni që të mbani të gjitha opsionet tuaja të hapura.

Binjakët

Hyni në veprim sot që të mos mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta nuk do të arrini kurrë atje ku dëshironi të shkoni. Çelësi tani është të ndërmarrësh hapin e parë. Kjo është një ditë e mirë për të marrë iniciativën dhe për të shkuar kudo që t’ju çojë batica.

Gaforrja

Ju mund të ndjeni pak konflikt në aspektin profesional kjo për shkak të ndonjë keqkuptimi. Mbajini të hapura kanalet e komunikimit sot sepse mund të nisni një bisedë të ngrohtë që mund t’ju çojë drejt një raporti afatgjatë. Bëjini një telefonatë një personi që e keni në mendje. Mund të jetë personi me të cilin të krijoni një lidhje.

Luani

Mund të mos ndiheni 100 për qind vetvetja sot. Atmosfera e ditës e bën të vështirë për ju të jeni aq të fortë dhe komandues sa jeni zakonisht. Mos kini frikë të gaboni sot, nesër është një ditë tjetër! Me paratë do të keni më shume fat sesa zakonisht sot.

Virgjëresha

Atmosfera e ditës i bën të gjithë shumë më të sjellshëm. Kjo përfshin të dashurin tuaj, i cili është mishërimi i ëmbëlsisë dhe dritës tani. Shkoni përpara dhe kërkoni çdo gjë që ju pëlqen; ka një shans shumë të fortë që ta merrni atë që doni.

LEXO EDHE:  Ulje të lehta temperature dhe rreshje lokale shiu/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 20 shkurt 2021



Peshorja

Sot duket sikur të tjerët janë të fiksuar pas imazhit, por ju e dini që kjo nuk është gjëja më e rëndësishme në këtë botë. Ju jeni të zhgënjyer nga dyert që mbyllen në fytyrën tuaj, por mos e bëni këtë. Dera e duhur do të hapet në kohën e duhur.

Akrepi

Dëgjoni instinktet tuaja në vend që të shtyheni nga njerëzit që thonë se e dinë se çfarë është më e mira për ju në punë. Harmonia përshkon atmosferën tuaj sentimentale sot. Në aspektin e financave, do të ndiheni i plotësuar.

Shigjetari

Kjo është një ditë që mund t’i bashkojë njerëzit në mënyra të çuditshme dhe të mrekullueshme. Kjo ditë do jetë e mbushur me unitet dhe bashkim. Tani është një kohë e mirë për të gjetur ose ndryshuar vendin e punës. Edhe një ndryshim i vogël mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj.

Bricjapi

Kjo është një ditë e mrekullueshme për ju, kështu që shfrytëzojeni sa më shumë çdo moment. Të tjerët do të frymëzohen nga bëmat tuaja të mrekullueshme. Shfrytëzoni rastin për të dërguar dashurinë dhe bujarinë tuaj tek njerëzit që ju rrethojnë.

Ujori

Njerëzit mund t’ju bombardojnë në një mënyrë që ju bën të dëshironi të tërhiqeni në guaskën tuaj mbrojtëse. Lëreni avullin e tyre të shpërndahet para se të nxirrni kundërpërgjigjen tuaj të zgjuar dhe të përpunuar mirë. Ndjenja juaj e humorit me sarkazëm është pikërisht ajo që nevojitet.

Peshqit

Ka shumë karburant për zjarrin tuaj sot, dhe kështu që ju duhet të shfrytëzoni këtë mundësi për të ecur përpara drejt qëllimeve tuaja. Lidhja me të tjerët është një aspekt i rëndësishëm i ditës. Bëni çmos për të punuar me individë me mendje të njëjtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

U përfol për një lidhje me djalin e Jozefina Topallit/ Cindy Marina flet për herë të parë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Cindy Marina është një nga moderatoret më të reja të sportit, e cila ka lënë SHBA, për të punuar në televizion.

Së fundi Cindy është përfolur në media për  një lidhje dashurie me djalin e Jozefina Topallit, por ajo ka preferuar të shmanget duke mos dashur tu përgjigjet pyetjeve rreth jetës private.

E megjithatë, ndonëse nuk e pranoi as nuk e mohoi, lë vend ende për dyshime për një lidhje mes dyshes.

Pjesë nga biseda me Rudina Magjistarin

Rudina Magjistari: Nëse do të ta kërkonte i dashuri yt apo i fejuari yt do e lije televizionin?

Cindy Marina: Jo sigurisht që jo sepse normalisht po të ishte një person në krahun tim, ai do më mbështesë për çdo gjë dhe nëse ai më ndalon për një gjë të tillë, nuk mendoj se është personi i duhur.

Rudina Magjistari: Në fakt lajmet kanë dalë që është dikush është e vërtetë?

LEXO EDHE:  Kthjellime e rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Moti për nesër/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Cindy Marina: Për këtë nuk kam asnjë koment.



Rudina Magjistari: Mirë kjo përgjigje e ka në një farë mënyre një nënpërgjigje të vetën.

Cindy Marina: Nuk e di.

Rudina Magjistari: Do presësh një moment tjetër ndoshta për të folur?

Cindy Marina: Të shohim, nuk e di (qesh).

Kujtojmë se Cindy Marina është një modele shqiptaro- amerikane e cila fitoi konkursin e Miss Universe Albania 2019.

Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss universe ku u rendit në top 20 femrat më të bukura. Ajo u shpreh se ndihet shumë krenare dhe e privilegjuar që iu dha mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin e rëndësishëm të bukurisë.

Përveç modelingut Cindy është praktikuese e sportit të volejbollit për femra. Cindy nisi të luante volejboll që në moshën 14 vjeçare dhe ka patur shumë sukses./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Humbi rreth 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale/ Billie Eilish: Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këngëtarja Billie Eilish ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja dhe fansave të saj pas ndryshimit drastik në pamjen e saj.

E ftuar në një intervistë për Elle ajo deklaroi se për shkak të ndryshimit të stilit dhe pamjes, humbi rreth 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Sipas Billie është shumë e padrejtë që fansat e gjykojnë pasi vendosi të ndryshonte dhe për faktin që presin që ajo të jetë gjithmonë e njëjta.

Ajo ka theksuar se ka humbur mijëra ndjekës për shkak të ndërhyrjes në gjoksin e saj.



Njerëzit i mbajnë këto përshtypje dhe kanë një lidhje, por është shumë njerëzore. Kam humbur 100,000 ndjekës vetëm për shkak të gjoksit tim. Njerëzit kanë frikë nga gjinjtë e mëdhenj”, tha ajo duke qeshur.

LEXO EDHE:  Moti për nesër/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh në temperaturën zero absolute?

Gjithashtu Billie tregoi se vendosi të ndryshonte flokët e saj jeshil dhe të kthehej në bjonde, në mënyrë që të jetë më në harmoni me publikun.

Nuk kisha ndërmend t’i bëja të tjerët të mendonin ndryshe për mua. Kisha një ngjyrë dhe humor të ndryshëm të flokëve. Unë doja që ky album të kishte vulën time. Një ditë tjetër, unë postova një video kur kisha flokë të gjelbërta dhe pashë njerëzit të thoshin, ‘më mungon ky Billy, Billy me flokë të gjelbra’. Unë jam akoma i njëjti person”, tha Billie në intervistën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE