LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunimi i të miturës/ Aktori tregon detajin që po “fshihet” nga të gjithë

27 Maj 2021, 12:09, Aktualitet CNA
Përdhunimi i të miturës/ Aktori tregon detajin që po

Aktori Astrit Çerma ka komentuar reagimet në lidhje me ngjarjen e rëndë në Mirditë ku një 15-vjeçare ishte përdhunuar nga pesë persona.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori shkruan se është plotësisht dakort me të gjitha reagimet dhe protestat, por shton edhe një tjetër detaj.

Sipas tij, ndërsa flitet për shoqërinë, shkollën, familjen, heshtet fare për mediat e masmediat, për të cilat thotë se kanë një ndikim mjaft të madh me skenat e seksit që transmetojnë.

?Të gjitha po thuhen për përdhunimin tronditës që 15 vjeçaria nga Rrësheni pësoi nga pesë meshkuj, të martuar e të pa martuar.

Dhe jam plotësisht me të gjitha, protestat, e të gjitha formave dhe përmbajtjeve, por…

Një gjë më bën shumë përshtypje.

Ndërsa flitet për shoqërinë, shkollën, familjen, heshtet fare për mediat e masmediat…

A bën njeri hesapë, sa filma me të gjitha llojet e sojet, jo vetëm të “seksit” por edhe të “shkërthimeve” të seksit ipen në T.V tona pa asnjë kufizim as për moshën, as për kohën kur ipen,ëëë?!..

Po për atë “adrealinën” që u “ngrihet”, le “primadonave” që drejtojnë emisionet e ndryshme, por, edhe zonjave që japin lajmet, po edhe zonjushave që japin kohën, aq shumë sa spjerthin as për ndonjë farë morali, por heqin dhe sytjenat shkurtojnë fustanet sa tu duken brekët dhe tunden e shkunden për të treguar se kjo, dhe vetëm kjo, është jeta e vërtetë..

Keni parë a lexuar ndonjë gazetë, a revistë, a broshur xhanëm, ku të mos shpallen historira vipash e rripash me dashnore, me shalore, me gjoksore dhe me asisoj marifetesh dhe mjetesh që edhe engjëllin të sapo zbritur nga qielli të mos ta kthejn në shejtan me brirë e cfurk për tu sulur tia arrij qëllimit të..delirit?..

Të fandaksur nga civilizimi i cili-vili-vili-zimit, të mëndieve tona marroqe, kemi kapërxyer e jemi hedhur, pa asnjë farë caku për tu “larë e shpëlarë” nga e kaluara, tek pellgjet e Europës dhe të Botës dhe jo tek pishinat e tyre që kanë edhe liritë por edhë kufijtë… ..?-shkruan Astrit Çerma.

Lajmet e fundit nga