Connect with Us

Masat anti-Covid/ Brataj bën thirrje për hapje graduale

Shëndeti

Masat anti-Covid/ Brataj bën thirrje për hapje graduale

Publikuar

-

Po përhapet me shpejtësi/ Brataj tregon simptomat e variantit Delta, i ngjashëm me gripin normal

Komiteti Teknik i Ekspertëve sot mori vendimin për të lehtësuar masat anti-Covid.

Masat lehtësuese ishin heqja e maskës në ambiente publike, shtyrja e orës policore deri në 23:00.

Lidhur me masat e marra ditën e sotme ka reaguar edhe shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili është shprehur se masat duhet të hapen gradualisht ashtu siç u morën.

I ftuar në News 24, Brataj tha se vera është aleati ynë.

“Masat duhet të hapen gradualisht ashtu siç u morën. Atëhere  sigurisht janë disa arsye kur merren vendimet, janë ato indikatorët, por duhen interpretuar edhe nga profesionistët. E vërtetë që numri i të sëmurve ka arritur 43. Çdo ditë hyn 10-15 pacientë, por zgjat më pak koha e kurimit.

Prevalenca e infeksionit ishte në disa bashki të vogla, por që dalin para vendeve të tjera tregon efektin e fushatës, Festës së Bajramit. Janë shumë arsye. Vërtet kemi situatë të mirë, por nuk duam ato uljet e ngritjes e kurbës. Pandemia është ende mes nesh dhe duhet të bashkëjetojmë me të.

Në momentin që ti bën vaksinim masiv, ka mundësi që virusi të qarkullojë sa më pak. Të përshtatet dhe të ndryshojë mutacioni. Të gjitha këto së bashku çojnë në hapjen e masave, vazhdojmë vaksinimin masiv dhe të jemi drejt verës, vera është aleati ynë. E tregoi vjet, po e tregon tano. Në hemisferën e jugut kemi rritje të rasteve si në Brazil, Indonezi. Kemi një aleat që na  tregoi dhe vjet, s’patëm shpërthim në verë. Vera na bëri hapje të madhe të virusit tek asimptomatikët. Na plasi më pas vala e nëntorit. Në fund t ë vitit erdhi drejt përmirësimit, por në ardhën emigrantët, varianti britanik. Kur lehtësohen masat qytetarët nuk respektojnë masat, dhe aty vjen më pas.

LEXO EDHE:  “Po të kishit reaguar më herët nuk do ndodhte vrasja e Elbasanit”/ Meta thirrje ndërkombëtarëve

Në këtë mënyrë pas 3-4 javësh që fillon për të rikuperuar duhet të paktën dopio e kohës.

Ne për fatin e mirë ditën e djeshme u shënua rekordi që s’ka më vdekje. Imuniteti s’ka shkuar tek 70% akoma, e njëjta gjë diskutonin në panelin Italian, e vërtetë që duhet vaksinimi, por s’ka sens ta bëjë çdo shtet 80% vaksinim dhe të tjerat nga 10%. Se tek këto do bëhen mutacionet e reja, dhe ato do vijnë dhe nuk i ndalon dot.

Për turistët në ndoqëm strategji me masa konstante. Patëm seri ndëhyrjesh. Rezultatet kanë treguar që kush ka bërë dy vaksinat, edhe nëse infektohet, format e shtrimit në spitale, janë të gjitha faktorë pozitivë. Janë disa kategori që janë vaksinuar, dhe janë ato që përballen më shumë me kontakt. Edhe ne vetë kur nuk jemi mirë nuk shkojmë me pushime. Më mirë të marrësh një risk, e të ndihmosh ekonominë. Shqipëria i ka sytë tek turizmi prandaj më 15 qershor do të jenë qendrat shëndetësore turistike për testet e shpejta për rastet e dyshuara.

Periudha e inkubacionit është 2 javë. Sidoqë të jetë masat nuk janë statike, situata do vlerësohet në çdo moment. Grumbullimi është i një grupi njerëzish në një vend të caktuar. Pra 50 në një vend.

Nëse është vendi për një grup tjetër me 50, po mundet. Më parë s’bënim dasma fare, sot me 50, është hap para. Për ne në radhë të parë ëshë shëndeti i çdokujt. Çdo humbje jete është disfatë. Fakti që lejohen 50 veta dhe e patë si e shfrytëzuan dhe politikanët. Për dasmat shqiptare s’do ketë mundësi se i bëjnë me 300-400. Në bazë të rajonit dhe botës do të shihen dhe masat e mëtejshme, u shpreh Brataj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Nga Ermand Mertenika: Rëndësia e pajisjes së Endoskopisë në Diagnostikë

Publikuar

-

Nga

Sistemi i Endoskopisë

Endoskopia është një sistem dixhital e cila përbëhet nga Procesori (Njësia e komandimit)  dhe Skopi (Tubi diagnostik aplikues)
Endoskopia është një procedure delikate ku mjeku trajnohet mjaft mirë për këtë procedure aplikimi.
Një endoskopi është një test diagnostik që i jep ekipit tuaj mjekësor një shans për të parë në traktin tuaj të tretjes
nëpërmjet një aparati të vogël të montuar në një tub te quajtur “Skop” dhe për të marrë mostrat e indeve me mjete kirurgjikale të kaluara përmes tubit (Skopit).

Në rastin e një endoskopie të sipërme , aparati dhe tubi (Skopi) futen në gojën tuaj dhe poshtë ezofagut në drejtim të stomakut.
Në një endoskopi më të ulët – më së shpeshti quhet kolonoskopi – tubi dhe aparati janë futur në anusin tuaj dhe janë ngjitur lart përmes zorrës së trashë.

Është gjithashtu e mundur që të përdoren instrumente endoskopike për të shqyrtuar uretrën dhe fshikëzën tuaj – në këtë rast, quhet cistoskopi .

Disa specialistë të tjerë mjekësorë përdorin instrumente endoskopike për të diagnostikuar kushtet jashtë traktit të tretjes:

për shembull, ata mund të përdorin një arthroscope (joints), një bronkoskop (hundë dhe mushkëri), dhe një histeroskop (mitër).

Përdorimi i Endoskopise

Në shumicën e rasteve, kur mjeku thotë se keni nevojë për një teknike endoskopie, ajo i referohet një endoskopie të sipërme,
e cila do ta lejojë atë të shikojë me kujdes sistemin tuaj të sipërm të tretjes, duke përfshirë gojën, fytin, ezofagun , stomakun  dhe ne duonden.

Një endoskopi mund të rekomandohet për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të një sërë simptomash të ndryshme,
duke përfshirë urthin, dhimbjen, vjelljen, vjelljen, problemet e gëlltitjes dhe humbjet e pashpjegueshme të peshës.

LEXO EDHE:  Basha mban me premtime mësuesit/ Brenda 4-vjeçarit rroga minimale 700 euro

LEXO EDHE:  Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

Kushtet që mund të diagnostikohen përmes përdorimit të endoskopisë përfshijnë ulcerat, anemi, sëmundjen e refluksit
gastroezofageal,semundjet tumorale dhe kancerin dhe sëmundjen te tjera.

Procedura gjithashtu do t’i japë mjekut tuaj një mundësi për të copëtuar copa të vogla të indeve në mënyrë që ato të mund të ekzaminohen nën një mikroskop. Kjo do të japë më shumë të dhëna për diagnozën tuaj.

Pajisja e endoskopise eshte nje trajtim mjaft praktik dhe i rendesishem.

Shumë njerëz janë të shqetësuar më parë se endoskopia e tyre do të jetë e dhimbshme ose e parehatshme, por eshte krejt ndryshe pasi aplikimi është jo me dhimbje dhe mjaft i lehte.

Procedura përgjithësisht kryhet në një spital ose në një qendër kirurgjikale diagnostikuese.
Përpara se të aplikohet, nuk duhet te hani ose pini paraprakisht.

Përpara aplikimit te procedurës, mund t’ju jepet një qetësues për t’ju bërë më të rehatshme dhe të relaksuar dhe një xhel anestetik
e cila aplikohet ne trake per mpirje ne atë zonë.

Shumica e njerëzve nuk janë anestetizuar për procedurën, megjithatë, mund të bini në gjumë nëse më parë u është dhënë një qetësues ose  mund tju aplikohet anestezia lokale.

Procedura është mjaft e shkurtër – ajo merr vetëm rreth 30 minuta.

Ju nuk do ta ndjeni nëse mjeku juaj do të ekstratoje  ndonjë mostër të polipeve ose indeve, por ju mund të ndjeni disa efekte si : (ajri që presohet në traktin tuaj digjestiv përmes skopit, gjë që ndihmon ekipin tuaj mjekësor që të shohë gjithçka më mirë).

Ju gjithashtu mund të keni një dhimbje të lehte te ezofakut për një ose dy ditë etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier,  Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.

LEXO EDHE:  OBSH, thirrje për dhurim vaksinash për vendet e varfëra

LEXO EDHE:  Policia e Korçës zhytet në korrupsion apo e trodhi Blushi?!

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         65

Të shëruar në 24 orë       35

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4,471

 

Testime totale             911,147

Raste pozitive             133,211

Raste të shëruara         130,291

Raste Aktive                      463

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             175

Elbasan           64

Vlorë               43

Shkodër          40

Lezhë              34

Kukës              29

Fier                  27

Berat               23

Durrës             11

Korçë               11

Gjirokastër         6…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Terapia e rërës kundër reumatizmës/ Çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Nga

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Në Greqinë dhe Romën e lashtë, njerëzit thonin se rëra kishte aftësi kuruese kundër reumatizmës dhe artritit.

Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.

Terapia e Rërës Kundër Reumatizmës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban.

Në të gjenden silikoni sodium, magnezi, kaliumi, jodi, klori dhe kalçiumi që përthithen nga deti.

Magnezi është shumë i domosdoshëm për kockat, dhëmbët, zemrën, sistemin nervor dhe çdo qelizë në trup.

Kur trupi futet në rërë, këto minerale arrjnë të penetrojnë në trup duke sjellë shumë përfitime.

Përfitimet janë shumë të mëdha sepse përthithja ndodh direkt në lëkurë.

Në rastin e magnezit, ai nuk përthithet mirë nga sistemi tretës dhe përthithja në lëkurë gjatë terapisë së rërës është më e madhe.

Terapia e rërës kombinon efektet mirëbërëse të nxehtësisë dhe këtyre mineraleve.

LEXO EDHE:  Basha mban me premtime mësuesit/ Brenda 4-vjeçarit rroga minimale 700 euro

LEXO EDHE:  OBSH, thirrje për dhurim vaksinash për vendet e varfëra

Rëra duhet të jetë e nxehtë por jo përvëluese.

Në temperaturën e duhur (pra jo shumë e nxehtë sa nuk durohet), rëra çliron nxehtësinë në mënyrë graduale duke mundësuar hapjen e poreve dhe përthithjen e mineraleve.

Një terapi normale e rërës kundër reumatizmës duhet të zgjasë nga 20 në 40 minuta.

Ekspertët që mbështesin këtë lloj terapie, thonë se rëra përmirëson ndjeshëm simptomat e reumatizmës.

Ajo ndihmon kundër frakturave, përshpejton shërimin e kockave, zbut infeksionet e lëkurës dhe alergjitë dhe lehtëson simptomat e osteoporozës.

Ka të tjerë që mendojnë se terapia e rërës mund të ketë efekt edhe kundër stresit dhe ndihmon në pastrimin e gjakut.

Terapitë e rërës duhen ndjekur nëpërmjet këshillës së mjekut.

Ato nuk duhen bërë në pikun e diellit kur vapa është shumë e madhe dhe e padurueshme.

Këto terapi nuk janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo tensionet e gjakut.

LEXO TE PLOTE