LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E përjashtuan nga gara/ Elezi kërkesë PD: Ju lutem më jepni një copë letër nëse doni të reflektoj

27 Maj 2021, 15:41, Politikë CNA
E përjashtuan nga gara/ Elezi kërkesë PD: Ju lutem më jepni

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara, për kryetar të PD-së, i është drejtuar sërish me një kërkesë kryesisë që ti japë një kopje të vendimit të datës 23 maj.

Me tone ironike Elezi i drejtohet demokratëve se nëse duan që të reflektojë për dëmët që i ka shkaktuar partisë ti japin një copë letër se fjalët i merr era.

“Ne pritje te pergjigjes zyrtare!

Sot i jam drejtuar per se dyti Kryesise se PDSH qe te me jap nje kopje te Vendimit te dates 23.05.2021 dhe me kopje te protokollit te mbledhjes se asaj date.

Nese ata duan qe te reflektoj ndaj gabimeve qe kam bere apo demeve  qe i kam shkaktuar padashje partise, do ju lutesha qe te me japin nje cope letre te shkruar se fjalet i merr era.

Deri me tani vetem Collaku ka dal bure dhe e ka thene mendimin e tij troç, se une “e kam gjuajtur partine me gure” dhe kam thyer 2 xhamat e deres kryesore, duke i shkaktuar nje dem te madh partise.

Une qe nga themelimi kam votuar vetem nje here kunder vendimit te PDSH, ne vitin 1998 kur  votova hapur kunder kushtetutes.

Ndersa Collaku ka kandiduar 2 here kunder

2001 ka kandiduar kunder per deputet ne zonen 33 dhe ne

2003 ka kandidur kunder PD per Kryetar Bashkie te Tiranes.

Collaku beje share pervojen tende se si ti fshiu partia njollat dhe arrite te hipesh ne maje .“/CNA.al

Lajmet e fundit nga