LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e negociatave/ Rama ngre tonet ndaj BE: Është puna e atyre zotërinjve

27 Maj 2021, 17:23, Politikë CNA
Çështja e negociatave/ Rama ngre tonet ndaj BE: Është puna

Kryeministri Edi Rama në konferëncën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën Michael Roth, deklaroi se do të ishte çlirim i madh nëse çeleshin negociatat me BE-në, pas kaq kohë pritjeje.

Por ai shtoi se edhe nëse kjo gjë nuk ndodh, nuk do të jetë i shqetësuar si dy herët e para.

?Nuk diskutohet që do e konsideroja një çlirim të madh pas kaq kohe pritjeje tek dera pasi na u tha se dera do hapet dhe dera nuk do të hapet.

Nëse dera nuk hapet, nuk do të jem absolutisht i shqetësuar siç isha kur nuk u hap herën e parë dhe të dytë. Sepse besoj shumë se ky është një proces që lidhet me ne, me vendin tonë, me fëmijët tanë. Ne nuk i bëjmë reformat, nuk i bëjmë përpjekjet se na i kërkojnë në Berlin, Paris apo Bruksel, i bëjmë se bëjmë gjënë e duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndërsa se çfarë ndodh dhe si ndodh dhe kur ndodh me njohjen dhe afirmimin e punëve të bëra nga ne, kjo nuk është detyra jonë. Kjo është puna e të zotërinjve të asaj shtëpie që janë anëtarët e BE dhe të KiE. Ndaj ndahet, bashkohet, s?bashkohet njëri me tjetrin, apo të tjerët me të tjerët, kjo nuk është çështja jonë, por e KiE.

Sepse është shumë e qartë se vendimmarrja në KiE lidhet në këtë situatë me çfarë duan të bëjnë ata dhe jo me çfarë kemi bërë ne, ne do të vazhdojmë të bëjmë pune tonë. Ne jemi de-facto në disa aspekte më përpara se ata që negociojnë por kjo nuk do të thotë asgjë, se ne po bëjmë dëtyerën dhe do e bëjmë. Për mua sfida është se si të rrisim kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë për veten. nëse nuk do të vijë dhe do të vonojë, ne do të vazhdojmë që të bëjmë punë?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga